BREAKING NEWS

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet", Rama nxjerr pamjet, tjetër mesazh të fortë pas prishjes së Teatrit

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në
x

Bota

Përplasja fatale e avionit në Pakistan, publikohen pamjet e para të vendit të rrëzimit, zbulohet komunikimi i fundit i pilotit

Aeroplani “Airbus A320”, me mbi 100 pasagjerë në bord, u rrëzua në një zonë të banuar në Karachi, Pakistan. Prej përplasjes, fatkeqësisht kanë humbur jetën të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit.

Sipas dëshmitarëve okularë, piloti kishte tentuar të bënte tri ulje në aeroportin ndërkombëtar “Jinnah”, por pa pasur sukses, ndërsa tentativa e fundit rezultoi fatale, duke u rrëzuar në zonën e banuar.

Mediet vendase shkruajnë se piloti i kishte thënë kullës së trafikut ajror se kishte humbur njërin motor. Pak sekonda para se të përplasej kishte kërkuar për herë të fundit ndihmë.

Zona ku ka rënë avioni njihet si lagjja e varfër e qytetit dhe copat e aeroplanit janë gjendur pothuajse kudo. Policia po inspekton në një rreze prej 5 km, për të kërkuar për persona që mund të jenë lënduar si rezultat i përplasjes së avionit.

Përplasja fatale e avionit në Pakistan, publikohen pamjet e para

Përplasja fatale e avionit në Pakistan, publikohen pamjet e para

Përplasja fatale e avionit në Pakistan, publikohen pamjet e para

Përplasja fatale e avionit në Pakistan, publikohen pamjet e para

Më të lexuarat