
A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë, zbardhet shkaku

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Tetor 2022

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për ishullin e ndarë të Qipros duket se po përshkallëzohen. Turqia thotë se po rrit praninë e saj ushtarake në ishull në përgjigje të heqjes së embargos së armëve nga Uashingtoni kundër administratës qipriote greke.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu akuzoi SHBA se janë në anën e Greqisë duke thënë se është bërë lodër e Athinës në mosmarrëveshjen për Qipron.
“Ata që mbajnë anën e grekëve vetëm për t’iu bërë qejfin atyre nuk duhet të presin miqësi nga ne, sepse Turqia nuk do të përkulet para akteve të tilla. Turqia do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në Qipro”, tha zoti Cavusoglu.
Gjatë kësaj jave ai njoftoi se Turqia do të rrisë praninë e saj ushtarake në Qipro pasi Uashingtoni hoqi embargon e armëve ushtarake ndaj administratës qipriote greke.
Ky ishull i Mesdheut është i ndarë mes komuniteteve greke dhe turke qipriote, që nga viti 1974. Administrata greke e Qipros është e vetmja qeveri e njohur ndërkombëtarisht.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price la të kuptohej së fundmi se i ofronte mbështetje Athinës në mes të tensioneve në rritje me Ankaranë mbi ishujt grekë në detin Egje.
“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj nuk vihet në pyetje. Por, ne u bëjmë thirrje vendeve, përfshirë aleatët tanë, të respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet”, tha zoti Price.
Ankaraja ka dënuar militarizimin e disa prej ishujve grek pranë brigjeve turke, për të cilat Turqia pretendon se shkelin një marrëveshje ndërkombëtare. Athina këmbëngul se po mbron vetëm territorin e saj nga kërcënimet turke.
Analisti politik Cengiz Aktar i Universitetit të Athinës thotë se qeveria greke është duke llogaritur se ka mbështetjen e Uashingtonit dhe nuk duket se ka për t’u tërhequr përballë asaj që e konsideron si bulizëm turk.
“Ka një shprehje në Greqi, mos i nënçmoni vendet e vogla. Ne tani e kemi shembullin e gjallë të Ukrainës dhe Rusisë. Dua të them, grekët janë gati”, vlerëson zoti Aktar.
Tensionet turko-greke nuk janë një gjë e re. Në vitin 1996 të dy vendet shkuan në prag të luftës për një ishull të pabanuar. Ndërhyrja e SHBA-së parandaloi një konflikt të hapur.
Por, me Turqinë që thotë se Greqia po përdor armë të furnizuara nga SHBA për të militarizuar ishujt e saj, vëzhguesit thonë se statusi i Uashingtonit si një ndërmjetës i sinqertë është vënë në pikëpyetje.
Asli Aydintasbas, bashkëpunëtor i Institutit “Brookings”, një grup kërkimor në Uashington, thotë se është i shqetësuar që vendet po i afrohen më shumë luftës.“Unë mendoj se kjo është e rëndësishme dhe potencialisht shumë e rrezikshme. Është e qartë se të dy vendet e ndjejnë njëri-tjetrin si një kërcënim.
Jemi mësuar me tensionime të herëpashershme të marrëdhënive, por mendoj se tani për tani, mjedisi global është shumë i pasigurt, kaotik dhe pothuajse i favorshëm për një konfrontim ushtarak midis Turqisë dhe Greqisë”, thotë për Zërin e Amerikës, zoti Aydintasbas.
Momentalisht, as Athina dhe as Ankaraja nuk duken gati të tërhiqen. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu tha të premten se Turqia është e përgatitur për të zgjidhur tensionet në mënyrë diplomatike, por paralajmëroi se Turqia nuk do të hezitonte të përdorte forcën, nëse diplomacia dështon dhe interesat turke kërcënohen./VOA
Më të lexuarat


Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse fillon Lufta e Tretë Botërore, gjithçka do bëhet pluhur

Tërmet i fuqishëm shkund këtë vend, raportohet për dëme të mëdha, ja sa ishte magnituda

Lufta në Ukrainë/ Zyrtari i BE-së zbulon planin e tmerrshëm të Putinit: Rusia po ekzekuton dezertorët e saj, kush nuk i bindet urdhrave e pëson

“Mami! Mami!”/ Policia vret 29-vjeçarin, publikohen pamjet e tmerrshme (VIDEO)

“Perëndimi po kalon vijën e kuqe”/ Motra e Kim Jong Un ‘shpërthen’ ndaj SHBA-së dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Është kryekrimineli dhe rreziku kryesor

Ngjarje horror/ Ishin strehuar në qendrën e kujdesit, gjendet të vdekura dhe të hedhura në lumë dy vajza, dyshohet se...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet

“Bëhuni gati!”/ Gjenerali amerikan bën paralajmërimin e frikshëm: Kina dhe SHBA do të hyjnë në luftë, ja kur pritet të përshkallëzohen tensionet

Përvjetori i agresionit në Ukrainë/ Rusia po planifikon një sulm të fuqishëm, fotot satelitore tregojnë trupat duke ndërtuar…
