BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Përshkallëzohet keq konflikti, nisin bombardimet/ Raketa armene godet qytetin e madh të Azerbajxhanit, humbin jetën 13 civilë dhe plagosen 40 persona të tjerë

Përshkallëzohet keq konflikti, nisin bombardimet/ Raketa armene godet

Vazhdon të përshkallëzohet konflikti në Azerbajxhan. Më e rënda ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një raketë ka goditur një zonë rezidenciale në Ganja gjatë natës, ku si pasojë kanë humbur jetën shumë persona.

Sipas mediave të huaja, si pasojë e sulmit 13 civilë kanë humbur jetën dhe 40 persona kanë mbetur të plagosur, sakaq ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit që kanë ngelur nën rrënoja.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Me goditjen e Ganjas, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, është shënuar një përshkallëzim i konfliktit në Nagorno-Karabak, disa orë pas bombardimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist.

Pamje nga vendi i ngjarjes

“Në Ganja “shumë njerëz janë nën rrënoja, disa kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur“, thonë dëshmitarët.

Në fotot e postuara nga mediat e huaja shihet se si grupet e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë bëhet e ditur se shumë shtëpi janë  shkatërruar totalisht.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyra e prokurorit tha se Armenia gjithashtu shënjestroi raketa në qytetin Mingechavir por që sistemi azer i mbrojtjes ajrore i rrëzoi ato. Ministria armene e mbrojtjes mohoi pretendimin e Azerbajxhanit për bombardimin e qyteteve në Azerbajxhan dhe akuzoi Bakun për vazhdimin e bombardimeve të zonave të populluara brenda Nagorno-Karabakut, përfshirë Stepanakert, qyteti më i madh i rajonit.

Luftimet midis dy vendeve  kanë rinisur në 27 shtator për rajonin e  Nagorno-Karabakut, i cili është territor i azerbajxhanit, por jetojnë armen etnik. Të dyja vendet i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës dhe kanë humbur jetën dhe qindra njerëz.