BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Përshkallëzohet situata/ BE e akuzoi për kontrabandë armësh Turqinë dhe mori sanksionet e rënda ndaj saj, vjen reagimi i ashpër i ministrit të Jashtëm turk: E trishtueshme!

Përshkallëzohet situata/ BE e akuzoi për kontrabandë

BE ka vendosur sanksione ndaj Turqisë, pasi e akuzon se ka transportua armë drejt Libisë. Pas këtyre akuzave ka ardhur reagimi zyrtar i Turqisë.

Reagimi vjen pasi BE-ja ndaloi punën e një anije mallrash turke “Avrasya Shipping”, me akuzën se po përdor anijet e saj për të kontrabanduar armë në Libi.

Ankaraja e ka mohuar akuzën për kontrabandë armësh, duke treguar se anija po transportonte ndihma humanitare.

Ministri i Jashtëm turk e ka quajtur këtë vendim të padrejtë, në kohën kur po bëhen përpjeke për të ulur tensionet në Mesdhe.

“Në një kohë kur po bëhen përpjekje për të ulur tensionet në Mesdheun lindor, është jashtëzakonisht e trishtueshme të marrësh një vendim kaq të gabuar”,  tha Ministri i Jashtëm turk në një deklaratë, duke përmendur sanksionet e vendosura mbi Avrasya Shipping.

Tensionet janë ndezur që në fillim të muajit gusht, kur anija turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime.

Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca.