BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Personazhi kryesor në skandalin “Qatargate” hap “Kutinë e Pandorës”, nxjerr emra “VIP” nga Gjermania, Franca, Italia dhe  Belgjika të përfshirë në korrupsionin që njollosi Parlamentin Evropian

Personazhi kryesor në skandalin “Qatargate” hap

Personazhi kryesor në skandalin “Qatargate” është penduar dhe po bashkëpunon me drejtësinë belge. Avokati i Pier Antonio Panzeri, i dyshuar si udhëheqës i një rrjeti kriminal, njoftoi se klienti i tij ka pranuar që të tregojë gjithçka, përfshirë emra konkretë, lidhur me rastin e korrupsionit që njollosi Parlamentin Evropian. Në këmbim ai do të kryeje vetëm një vit efektiv burg ose me byzylyk elektronik me kusht që deklaratat që do të japë të jenë të sinqerta. Ai ka pranuar gjithashtu dhe dënimin që përfshin gjobë dhe sekuestrim të 1milionë eurove pasuri. Ish-anëtari i Parlamentit Evropian, është vetëm një nga katër të dyshuarit që mbahen në Belgjikë, përfshirë euro deputeten greke, zëvendës presidentë të Parlamentit Evropian, tashmë të shkarkuar, Eva Kaili. Ata akuzohen se kanë marrë ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit pozitiv të vendimeve në institucione të BE-së. Panzeri, ka pranuar se ka marrë pjesë në një organizatë kriminale dhe ka qenë një korruptues aktiv". Ky fakt është konfirmuar  dhe nga  prokuroria federale belge. “Një nga protagonistët e rëndësishëm të kësaj çështjeje, Pier Antonio Panzeri, i shoqëruar nga avokatët e tij, ka nënshkruar një memorandum me Prokurorin Federal, në lidhje me nenet 216/1 deri në 216/8 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së prokurorisë federale. Ish euro deputeti socialist i akuzuar për akte të dyshuara të organizimit kriminal, korrupsionit dhe pastrimit të parave për të ndikuar në vendimet e BE-së për Katarin dhe Marokun, do të duhet të rishfaqet para drejtësisë belge në shkurt për një rishikim të paraburgimit të tij. Ish-deputeti ka rrëfyer para drejtësisë belge se i kishte dorëzuar 120 mijë euro kolegut të tij socialist Marc Tarabella. Panzeri, sipas prokurorisë federale belge, mori përsipër të informojë hetuesit dhe drejtësinë në veçanti për mënyrën e funksionimit, marrëveshjet financiare me vendet e treta, strukturat financiare të vendosura, përfituesit e strukturave të krijuara dhe avantazhet e ofruara, përfshirjen e personave të njohur dhe të panjohur në këtë rast, duke përfshirë identitetin e personave që ai pranon se kanë dhënë ryshfet.Më 16 janar, Gjykata e Apelit të Breshias dha lejen për ekstradimin në Belgjikë të Silvia Panzerit, vajzës së ish-deputetit të PE. Gjyqtarët pranuan kërkesën e drejtësisë belge e cila në dhjetor lëshoi ??një urdhër-arresti evropian ndaj vajzës së Panzerit dhe bashkëshortes së tij MariaColleoni. Për këtë të fundit një tjetër kolegj i Gjykatës ka autorizuar dorëzimin. Dy gratë, të akuzuara për komplot për kryerjen e një krimi, korrupsion dhe pastrim parash, ndodhen në arrest shtëpie në Itali.Ai do të informojë hetuesit e dhe Gjykatën konkretisht në mënyrën e funksionimit të sistemit korruptim në lidhje marrëveshjet financiare me palët e tjera të përfshira, strukturat financiare të ngritura,palët e interesuara të strukturave dhe përfitimet e ofruara,përfshirja e personave të njohur dhe të panjohur në hetim, duke përfshirë identitetin e personat e pranuar për ryshfet. Ky rast është rasti i dytë në historinë juridike belge, që nga futja e të ashtuquajturit ligji “pentiti” që do të thotë ligji i pendimit i cili lejon marrëveshje me në këmbim të informacione me kusht që informacionet ose të dhënat të jenë të sakta.

Policia belge sekuestroi  rreth 1.5 milionë euro 

Muajin e kaluar, policia belge ka gjetur dhe sekuestruar rreth 1,5 milionë euro gjatë disa operacioneve në një apartament, shtëpi dhe një hotel në Bruksel. Imazhet e shpërndara shfaqin disa kartëmonedha me prerje nga 10 deri në 200 euro, disa prej të cilave të zbuluara në një valixhe. Gjatë kërkimeve  janë gjetur dhe sekuestruar  gjithashtu sende me vlerë, që besohet se i ishin dhënë nga zyrtarët e Katarit, së bashku me çanta të tjera me para.Policia belge publikoi një foto  të parave të sekuestruara ku shihen kartëmonedhat e sekuestruara në prerje 200 euro, 50 euro, 20 euro dhe 10 euro. Që nga momentet e para të pendesës së Panzerit, hetimi është zgjeruar me arrestime të reja, ndërsa rasti i korrupsionit konsiderohet si skandali më i rëndë që ka prekur ndonjëherë Bashkimin Evropian dhe një goditje për besueshmërinë e bllokut në tërësi.