BREAKING NEWS

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty,
x

Bota

Pfizer apo AstraZeneca? Studiuesit tregojnë cila është vaksina më efektive që ka reduktuar infektimet me COVID

Pfizer apo AstraZeneca? Studiuesit tregojnë cila është vaksina

Disa javë më parë, shkaktuan indinjatën e gjithë komunitetit shkencor britanik fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ndoshta pa menduar deklaroi se vaksina e AstraZeneca në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit ishte “pothuajse joefektive”.

Por një studim i autoriteteve shëndetësore skoceze,  i mbështetur në më shumë se 1 milion vaksinime të kryera nga dhjetori deri më 14 shkurt, duket se jo vetëm përgënjeshtron batutën e presidentit francez, por e përmbys edhe të dhënat e njohura që e krahasojnë me vaksinat e tjera.

Sipas studimit, AstraZeneca ka reduktuar me 94% shtrimet në spital tek të vaksinuarit pas dozës së parë, një statistikë kjo përtej pritshmërive të vetë krijuesve të vaksinës, dhe që tejkalon edhe të dhënat e vaksinës më të përdorur deri më tani, ajo e Pfizer. Më në detaj, nga më shumë se 1 milion të vaksinuar, vetëm 8 mijë janë dërguar në spital. Statistikat ulen disi kur flitet për pacientët mbi 80 vjeç, por mbetet gjithsesi te 80% i rasteve.

Vaksina amerikane, sipas të dhënave të studimit, ka patur 84% të reduktimit ë shtimeve, edhe pse ka një mbrojtje imunitare më të madhe, 95% pas dy dozave.  Ky është një nga studimet e para të efikacitetit praktik të vaksinave,  dhe përbën lajm të shkëlqyer dhe shpresëdhënës në luftën kundër pandemisë që ka mbërthyer botën nga viti i kaluar.