Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plani për qeverinë e re, Salvini: "Italia PO kundër Italia JO"

Postuar: 12/08/2019 - 15:28

 Në kohën kur aleanca qeverisëse e Italisë "5 Yje-Lega" nuk ekziston më, zëvendës kryeministri Matteo Salvini ka dorëzuar në parlament një mocion votëbesimi për kryeministrin Giuseppe Conte duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
 
Forcat kryesore politike në vend, "Lëvizja 5 Yje", Lidhja e Partia Demokratike kanë mbledhur në një asamble të jashtëzakonshme kryesitë partiake e në Senatin italian pritet të zhvillohet konferenca me kryetarët e grupeve parlamentare.
 
Në një interviste për median lideri  i Lidhjes Matteo Salvini ka zbardhur planin e tij të ardhshëm politik: aleancë me Forza Italia e Fratelli d'Italia të cilëve do ju prpozoj një pakt të përbashkët "Italia e Po kundër Italisë Jo".
 
"Megjithatë, thotë Salvini, në aleancën e re politike nuk përjashtoj askënd. Jemi të hapur për të gjithë të moderuarit, është momenti për t'u bashkuar e jo për të menjanuar".
 
Njëherësh Salvini zbardh pas skenat e këtij momenti kritik për qeverinë.
 
Sipas tij "Lëvizja 5 Yje" po përpiqet  të bëj aleancë me demokratët simpatizzantë të Matteo Renzi e ky fakt ka shkaktuar debate brenda kësaj Lëvizje. Mjaft parlamentarë nuk janë të bindur që kjo aleancë do të funksionoj.
 
Ndërsa lideri i 5 zyjeve Luigi Di Maio është shprehur se "Salvini la tradhëtuar jo vetëm ne sleatët qeverisës, por dhe të gjithë votuesit legist . Kreu i Lidhjes nuk respektoj kontratën tonë qeverisëse."
 
Ndërsa mbi aleancën e Salvinit me Berlusconin. Luigi Di Maio thotë:" se Salvini kërkon  t'i shes Lidhjen Berlusconit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 21:51

Një djalë 13-vjeç u gjet i varur në shtëpinë e tij në SHBA, pasi zbuloi se vajza që ai pëlqente kishte të dashur.

Postuar: 20/08/2019 - 20:49

Një burrë nga Karolina e Veriut akuzohet se ka mbajtur një grua 24-vjeçare dhe foshnjën e saj në

Postuar: 20/08/2019 - 19:17

Një baba ka tentuar të hedhë vajzën e tij 5 muajshe nga dritarja.

Postuar: 20/08/2019 - 18:48

Çdo ditë e më tepër mediat botërore po flasin për një dëshirë të papërmbajtshme të Donald Trump p

Postuar: 20/08/2019 - 18:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë pasi mediat vendase raportojnë se një h

Postuar: 20/08/2019 - 17:50

Komisioni Europian shprehu sot keqardhje që kryeministri britanik, Boris Johnson nuk kishte propo

Postuar: 20/08/2019 - 17:03

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në ishullin e Braçit, në Kroaci, teksa ka humbur jetën ish-min