BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Plas “bomba” e parë mes SHBA dhe Rusisë, ja kush është gazetari që mund të shkaktojë “Luftën e Tretë Botërore”

Plas “bomba” e parë mes SHBA dhe Rusisë, ja kush

Tensionet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kapën kulmin ditën e djeshme. Agjencia kryesore e sigurisë në Rusi ka arrestuar një gazetar amerikan që punon për gazetën “The Ëall Street Journal” me akuza për spiunazh. Kjo është hera e parë që nga periudha e Luftës së Ftohtë që një korrespondent amerikan arrestohet për spiunazh. Pas arrestimit të tij, Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti paralajmërimin e fortë për rreziqet që u kanosen shtetasve amerikanë brenda territorit të Federatës Ruse.  Gazeta i mohoi akuzat ndaj gazetarit Evan Gershkovich. Mjafton vetëm një shkëndijë mes këtyre dy vendeve me tensionet në kulm që lufta e madhe të plasë. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi dje se Gershkovich u ndalua në qytetin Ekaterinburg, ndërsa po përpiqej sipas tyre të merrte informacione të klasifikuara. FSB, pasardhësja e KGB-së sovjetike, aludoi se zoti Gershkovich “po vepronte sipas urdhrave të Shteteve të Bashkuara për të mbledhur informacione rreth aktiviteteve të një prej ndërmarrjeve të industrisë ushtarake ruse, që janë të klasifikuara si sekret shtetëror”. Pra Moska shënjestron direkt SHBA. Vetë Vladimir Putin ka thënë pak javë më parë se nëse cenohet integriteti i Rusisë do të përdorin të gjitha mjetet për ta mbrojtur popullin rus.

Gazeta mohon akuzat e Rusisë

Gazeta “The Wall Street Journal” deklaroi se i “mohon me forcë akuzat” dhe se kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Gershkovich. “Solidarizohemi me Evanin dhe familjen e tij”, u shpreh gazeta. Organizata "Gazetarët Pa Kufij" tha se zoti Gershkovich ishte duke hulumtuar për një artikull në lidhje me Grupin e mercenarëve Ëagner në kohën kur u arrestua. Në janar, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione ndaj Grupit Ëagner, që ka mbështetur sulmin e Rusisë në Ukrainë. Në fund të vitit 2022, Shtëpia e Bardhë tha se Grupi Ëagner kishte dislokuar 50 mijë luftëtarë në Ukrainë, pjesa më e madhe e tyre të rekrutuar nga burgjet ruse. Arrestimi vjen mes tensionesh të ashpra ndërmjet Perëndimit dhe Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Zoti Gershkovich është gazetari i parë amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh, që nga shtatori 1986, kur KGB-ja arrestoi gazetarin Nicholas Daniloff, korrespondent në Moskë për revistën “U.S. Neës and Ëorld Report”. Ai u lirua pa iu ngritur akuza 20 ditë më vonë, në shkëmbim të një punonjësi të misionit sovjetik në OKB, që ishte arrestuar nga FBI-ja.

Gazetari rrezikon deri në 20 vite burg

FSB-ja nuk njoftoi se kur kishte ndodhur arrestimi. Zoti Gershkovich, i cili mbulon Rusinë, Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike si korrespondent në Moskë për “Ëall Street Journal”, mund të përballet me deri 20 vite burgim, nëse dënohet për spiunazh. FSB-ja përmendi se ai kishte akreditimin nga Ministria e Jashtme e Rusisë për të punuar si gazetar, por zëdhënësja Maria Zakharova tha se zoti Gershkovich po i përdorte kredencialet për “aktivitete që nuk kishin të bënin aspak me gazetarinë”. Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov aludoi se zoti Gershkovich ishte "kapur në flagrancë". Klubi Kombëtar i Shtypit, me seli në Uashington, bëri thirrje të enjten për lirimin e menjëhershëm të zotit Gershkovich në një deklaratë të përbashkët të presidentes së klubit, Eileen O'Reilly, dhe kryetarit të Institutit për Gazetarinë të Klubit Kombëtar të Shtypit, Gil Klein. “Evan Gershkovich është gazetar. Ai duhet të lirohet menjëherë dhe i palënduar, si dhe t'i lejohet rikthimi në punën e tij të rëndësishme", thuhet në deklaratë. "E konsiderojmë këtë një arrestim të padrejtë dhe i bëjmë thirrje Departamentit të Shtetit që ta përcaktojë të tillë menjëherë ndalimin e tij". Raportimi i tij i fundit nga Moska, i publikuar më herët këtë javë, përqëndrohej tek ngadalësimi i ekonomisë ruse, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, që kur forcat ruse hynë në Ukrainë vitin e kaluar.