
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Plas “bomba” në derën e Vladimir Putinit, lëvizja e SHBA tërbon “Carin” e Rusisë, Perëndimi kryen manovra të mëdha në Taxhikistan, hapet fronti aziatik

Shkruar nga Bleona Kolaj 17 Gusht 2022

Pushtimi barbar i Ukrainës nga Vladimir Putin ka ngjallur tmerr dhe zemërim në mbarë botën. NATO, BE dhe SHBA kanë ofruar armë dhe pajisje ushtarake për Ukrainën, ndërkohë që kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë që synojnë të gjymtojnë ekonominë. Por shumë vende kanë refuzuar të dënojnë veprimin ushtarak që tashmë ka kushtuar jetën e qindra civilëve, duke vendosur të ruajnë lidhjet e tyre historike ose tregtare me kombin më të madh në botë.Ata po përpiqen të ruajnë një akt balancues, duke pasur frikë nga pasojat e mërzitjes së Rusisë, duke mos nxitur protesta dhe duke humbur Ukrainën si aleate, dhe ndoshta duke u përballur me sanksionet e tyre.Kina vendosi të abstenojë nga votimi për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon pushtimin dhe që atëherë ka ofruar të ndërmjetësojë paqen midis kombeve ndërluftuese.Disa kanë shkuar edhe më tej dhe kanë premtuar mbështetje për Putinin, duke pretenduar se është Perëndimi që e provokoi atë dhe ai ka të drejtë të ketë pretendime për Ukrainën përmes luftës së përgjakshme. Nuk kanë qenë të paktë rastet e fërkimeve mes bllokut BE-SHBA dhe Rusisë, teksa kjo e fundit i akuzon si shkaktarë të agravimit të luftës. Së fundmi një front i ri përplasjesh po hapet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ku shkak ështëAzia Qendrore dhe ish-republikat sovjetike. Putin është acaruar së tepërmi nga operacionet ushtarake që SHBA po kryen nëTaxhikistan. Si duket vizita e tij në këtë shtet nuk nxori gjë në dritë. Putin e ka pritur keq edhe faktin se SHBA dhe Taxhikistani do të rrisin sigurinë rajonale nëDushanbe. Kjo surprizë e pakëndshme për ‘carin’ rus që po i servir SHBA mund të shkaktojëirritim në elitën ruse. Kjo lëvizje e fundit tregon qartë se Rusisë po i del situata jashtë kontrollit.
Zemërimi i Putin, shkak SHBA
Presidenti rus Vladimir Putin është “jashtëzakonisht i pakënaqur dhe shumë i irrituar” nga stërvitja ushtarake “Bashkëpunimi Rajonal 22”, thuhet në një postim në kanalin Telegram GeneralSvr. Ky reagim i referohet operacioneve të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara në Taxhikistan. Në stërvitje marrin pjesë përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Taxhikistani, Kazakistani, Republika e Kirgistanit, Mongolia, Pakistani dhe Uzbekistani. Në këtë kontekst, SHBA dhe Taxhikistani, vend anëtar i CSTO do të zhvillojnë një stërvitje dypalëshe pesëditore dhe Dushanbe do të marrë ndihmë ekonomike për të forcuar sigurinë rajonale. Kujtojmë që Putin muajt e fundit zhvilloi një vizitë nëTaxhikistan, të parën pas nisjes së agresionit nëUkraninë. "Putini ka vizituar vetëm kohët e fundit Taxhikistanin, me sa duket duke rivendosur marrëdhëniet e mëparshme miqësore" me presidentin e Taxhikistanit EmomaliRahmon. I cili "nuk ka shumë besim te 'miku' i tij Putin dhe e qetëson veten sa më mirë që mundet duke zgjedhur partnerë më të besueshëm, siç janë Shtetet e Bashkuara. Kjo është sigurisht një pështymë në fytyrën e Presidentit rus dhe Putin e percepton në këtë mënyrë", shkruan Kanali GeneralSvr. Putin u sigurua të largonte kërcënimin e talebanëve nga vendi aziatik, i cili i kushtoi Moskës 5 miliardë dollarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara duhej të paguanin vetëm 60 milionë për të siguruar miqësinë e Dushanbe. Jo më larg se dy ditë më parë Vladimir Putin u shpreh se Rusia po vlerëson marrëdhëniet e saj me vende të Amerikës Latinë, Azisë dhe Afrikës dhe është gati tu ofrojë aleatëve të saj armë moderne.“Ne sinqerisht i vlerësojmë marrëdhëniet e forta, miqësore dhe sinqerisht të besueshme me shtetet e Amerikës Latine, aziatike dhe afrikane. Ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve dhe partnerëve tanë armët më moderne, nga armët e vogla, mjetet e blinduara, artileria, aviacioni ushtarak dhe dronët”, u shpreh Putin. Si duket Putin e ka nuhatur rrezikun që po i kanoset dhe se është mobilizuar për të marrë masa. Stërvitjet ushtarake mund t’i bllokojnë Putin mundësinë për të depërtuar në frontin aziatik. Kështu Rusia humb territor.
Më të lexuarat


Foli pro Ukrainës, merret vendimi drastik për gazetarin rus

Raketa ruse godet Ukrainën, gazetari rrëfen përjetimin: Ishte një shpërthim gjigant

"Është kërcënim për të dhënat personale", në SHBA bëjnë thirrjen e fortë: Ndaloni aplikacionin Tik Tok

Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi, por këtë herë do të jetë ndryshe

Inspektimet bërthamore/ SHBA i bën thirrjen e fortë Rusisë, ja çfarë pritet të ndodhë mes dy vendeve

E mban gjithmonë me vete/ Putin në gatishmëri, shfaqet sërish me "çantën bërthamore"

Nga gjaku te salca/ Vrau dhe i treti trupat në acid, arrestohet vrasësi i “Ndraghetës”, ja si kamuflohej në Francë

Gjithçka e përgatitur? "Plasin" teoritë konspirative: Ja përse u arrestua "koka" e Cosa Nostra-s

Del në ankand telefoni i gjeneratës së parë të "iPhone", nuk do e besoni dot çmimin që i është vendosur

Mbështet ofensivën ruse, Ukraina dhe Perëndimi i bëjnë thirrjen e fortë BE-së për aktorin e Hollywood-it Steven Seagal
