BREAKING NEWS

“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant Balla zbardh vendimet e rëndësishme që u diskutuan sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS

“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant
x

Bota

Plas skandali në Argjentinë/ Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës

Plas skandali në Argjentinë/ Punonjësi i morgut publikon foto me

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Ndërkohë televizioni argjentinas, “Todo Noticias”, ka publikuar një foto ku shfaqet punonjësi i agjencisë funerale teksa pozon pranë trupit të pajetë të Maradonës.

Në foto shihet se si punonjësi ka vendosur dorën e djathtë mbi ballin e Diegos, ndërsa me gishtin e madh të dorës tjetër tregon nga gjeniu i futbollit. Foto në fjalë kanë tronditur jo pak familjen e Maradonës, ndërkohë edhe fansat e kanë shprehur “tërbimin” e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale.

Po e njëjta media që publikoi foton, shkruan se Diego Molina, punonjësi i agjencisë funerale i cili realizoi foton është pushuar nga puna. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.

Plas skandali në Argjentinë/ Punonjësi i morgut publikon foto me

 

 

Më të lexuarat