BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Bota

Plas skandali! “New York Times” zbulon se Rusia ka paguar militantët afganë për të vrarë trupat amerikane

Plas skandali! “New York Times” zbulon se Rusia ka paguar

Zemërimi ka pasuar raportet e mediave që thonë se zyrtarët e Inteligjencës amerikane besojnë se një njësi e Inteligjencës ushtarake ruse u ofroi dhurata militantëve të lidhur me talebanët, për vrasjen e ushtarëve të huaj në Afganistan, përfshirë shënjestrën e amerikanëve, shkruan “The Guardian”.

Historia u shfaq për herë të parë në “New York Times”, duke përmendur burimet e saj si zyrtarë të paemërtuar të informuar për këtë çështje, dhe pasuar nga “Washington Post”.

Sipas gazetës, e cila citon zyrtarë brenda Shërbimit të Inteligjencës, ngjarja ka ndodhur vjet, ndërkohë që forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA dhe NATO po ndihmonin në arritjen e paqes mes autoriteteve afgane dhe talebanëve.

Militantë islamikë, ose elementë kriminalë të lidhur me ta, besohet se kanë marrë disa herë shpërblime për shërbimet e kryera. Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2019, 20 amerikanë u vranë në Afganistan.

I pyetur nga gazeta amerikane, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, tha se Presidenti Putin dhe institucionet ruse nuk kishin marrë asnjë njoftim nga pala amerikane për këtë. Por ai tha se nësë do të ngrihen akuza zyrtare, Rusia do të kundërpërgjigjet.

Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve, mohoi që ata të kishin marrëdhënie të tilla me ndonjë agjenci të shërbimeve inteligjente dhe e quajti lajmin një përpjekje për të hedhur baltë mbi organizatën e tij.