BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Bota

Po ndodh katastrofë globale në këtë shtet, shënohet numri më i lartë i rasteve pozitive dhe i numrit të vdekjeve brenda 24 orëve

Po ndodh katastrofë globale në këtë shtet, shënohet

Covid-19 nuk po e lëshon Indinë, duke shtuar rastet pozitive në raport ditor. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv plot 386.452 persona, ndërsa kanë mbetur të vdekur 3.498 persona.

Lajmi u bë me dije nga ministria e Shëndetësisë, ku theksoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus u rrit në 18.762.976, kurse ai i vdekjeve arriti në 208.330.

India ka regjistruar më shumë se 300.000 raste me COVID-19 çdo ditë që nga 22 prilli, të raportuar më së shumti në qytetet si Maharashtra, Uttar Pradesh, Karnataka, Kerala dhe Delhi.

Ndërkohë vijon problem serioz i shtretërve, mungesës së oksigjenit, shtretërve dhe ilaçeve.