BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Bota

Po qarkullon me shpejtësi se 5G e ka transmetuar virusin, a ndikon teknologjia në përhapjen e koronavirusit? Reagojnë shkencëtarët, ja ç’thotë komiteti shkencor

Po qarkullon me shpejtësi se 5G e ka transmetuar virusin, a ndikon

Pothuajse gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish, por edhe i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë globale.

Por ndërkohë që koronavirusi vijon të përhapet në mënyrë të frikshme, teoritë që qarkullojnë në lidhje me këtë virus janë të shumta.

Një ndër këto teroi është që koronavirusi mund të ishte pasojë e teknologjisë 5G, ose të paktën që kjo e fundit rrit mundësitë për t’u infektuar.

Gjithsesi, si duket, shkenca e mohon kategorikisht këtë gjë.

Teoritë aktuale ndahen në dy grupe: teoria sipas të cilës teknologjia 5G ul imunitetin e organizmit, duke e bërë njeriun më të brishtë e rrjedhimisht duke u prekur me lehtësisht, dhe teoria e dytë pretendon se është pikërisht 5G shkaktare e Covid-19.-raporton Fortune.com.

Për Simon Clarke, profesor i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin Britanik Reading, tëoritë rreth rrjetit 5G janë të pamundura.

Ai shpjegon se prania e valëve radio me frekuencë të lartë mund të influencojë në fiziologjinë e njeriut duke rritur temperaturën e trupit dhe duke dobësuar sisitemin imunitar, por duke qenë se valët e 5G kanë frekuenca mes 3-30 Ghz, këto bazuar në studimet e deritanishme, nuk arrijnë të dëmtojnë qelizat, ndryshe nga sa ndodh me rrezet diellore ose ato X.

Ndërsa duke ju referuar teorisë tjetër sipas së cilës është 5G që e ka transmetuar virusin, komuniteti shkencor thotë se virusi transmetohet në rrugë ajrore, dhe në bazë të të gjitha studimeve në laborator mbi të, konkluzioni është se viruset dhe valet elektromagnetike që shfrytëzojnë celularët, funksionojnë në mënyra totalisht të ndryshme.

Më të lexuarat