Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Policia i sekuestron ish-kryeministrit 72 çanta me bizhuteri

Postuar: 15/11/2018 - 19:40

Policia maljaziane sekuestroi sot 72 çanta me bizhuteri të çmuara dhe para, si dhe 284 çanta dore luksoze, që mendohet se i përkasin ish-kryeministrit Najib Razak, njoftoi sot agjencia zyrtare shtetërore “Bernama”.

Najib, i cili humbi papritur zgjedhjet javën e kaluar, është akuzuar për përvetësimin e miliona dollarëve nga fondi shtetëror për zhvillim 1MDB.

“Ky aksion është shtrirë edhe në godinat luksoze të lidhura me hetimet që po kryhen për 1MDB-në dhe policia do të punojë për të përcaktuar vlerën e këtyre të mirave materiale”, deklaroi, Amar Singh drejtori i Departamentit të Hetimit të Krimit Tregtar, sipas “Bernama”, rapoton ata.

“Çantat e dorës janë të markave luksoze si ‘Hermes’ dhe ‘Louis Vuitton’ si dhe në një prej rezidencave të Najib është gjetur një kasafortë prej hekuri ku ende po punohet për ta hapur”, tha Singh.

Ai shtoi gjithashtu se është duke u hetuar gjithësej në gjashtë prona si pjesë e hetimit të 1MDB-së.

Nga ana tjetër Najib ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion dhe në një hetim të mëparshëm qeveritar kishte dalë i pafajshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 18:06

Tensionet mes Indisë e Pakistanit u përkeqësuan sot teksa të tjerë ushtarë indianë u vranë në një operacion kundër militantëve të fajësuar për sulmin me bombë javën e kaluar.

Postuar: 18/02/2019 - 17:55

Duke përdorur teknikën e karakterizimit me neutrone, një grup shkencëtarësh kanë analizuar bren

Postuar: 18/02/2019 - 17:23

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se vlerëson lejimin e xhamisë së parë në Athinë, e

Postuar: 18/02/2019 - 16:50

Misnditri kineze e bujqësisë njoftoi sot planet për të krijuar 53.3 milionë hektarë tokë pjello

Postuar: 18/02/2019 - 16:33

Polonia tha sot se po tërhiqet nga një samit i planifikuar në Izrael pasi ministri i jashtëm i

Postuar: 18/02/2019 - 15:42

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido ka thënë se është i gatshëm që ta japë edhe

Postuar: 18/02/2019 - 15:35

Një furgon i policisë u sulmua papritur nga jelekverdhët duke traumatizuar dhe frikësuar policë