BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Ndahet nga jeta deputeti, ishte infektuar me koronavirus

Ndahet nga jeta deputeti, ishte infektuar me koronavirus

Kronavirusi po përhapet në të gjithë botën dhe çdo ditë po merr jetë të reja njerëzish.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve koronavirusi i ka marrë jetën edhe një deputeti iranian.

Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh së fundmi si përfaqësuesi për Astana Ashrafieh, besohet se ka rezultuar pozitiv për sëmundjen disa ditë më parë.

Ai vdiq mëngjesin e sotëm pasi u dërgua në spital me “grip dhe lëndime kimike” të marra në luftën Iran-Irak, sipas Agjencisë së Lajmeve Studentore të Iranit.

Ai erdhi ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha që koronavirusi i ri kishte vrarë 43 njerëz në Republikën Islamike, mes 593 rasteve të konfirmuara.

“Fatkeqësisht nëntë njerëz vdiqën nga virusi në 24 orët e fundit,” tha Kianush Jahanpur për TV shtet. “Numri i të vdekurve është 43”.

“Rastet e reja të infektuara të konfirmuara që nga dita e djeshme është 205 që bën që numri i përgjithshëm i personave të infektuar të konfirmuar 593.”

Sidoqoftë zyrtarët në sistemin shëndetësor të Iranit i thanë BBC-së se të paktën 210 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.