BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Bota

Politikani më popullor dorëzon mandatin, ja çfarë e detyroi të tërhiqej

Politikani më popullor dorëzon mandatin, ja çfarë e

Politikani më popullor në Uruguaj ka dorëzuar mandatin si senator dhe kjo për shkak të rrezikut të pandemisë koronavirusit, pavarësisht se kishte të drejtën të qëndronte si ligjvënës uruguajan deri në vitin 2020.

Ish-presidenti uruguaian Jose Mujica ka lënë vendin e tij në senat dhe është tërhequr përfundimisht nga politika aktive. Pandemia e koronavirusit ka përshpejtuar vendimin e ish presidentit 85 vjeçar, i cili vuan nga një sëmundje imunitare.

Në një letër dërguar Senatit ai shkruan se situata aktuale e detyron me shumë keqardhje për të dhënë dorëheqjen. Por ai shton se kjo nuk nënkupton se do të braktisë politikën por vetëm frontin e saj: Një lider është ai që i lë vendin atij që vjen prapa. Pandemia më detyroi të dorëzohem!

Më tej ai sqaron se si senator duhet të takohet e të flasë me njerëz dhe jo të qëndrojë në zyrë dhe për këtë arsye shëndeti i tij rrezikohet nga pleqëria dhe nga sëmundja.