BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Bota

Polonia në udhëkryq – të dalë apo të mbetet në BE? ‘DW’: Largimi do të ishte vetëvrasje për të djathtën

Polonia në udhëkryq – të dalë apo të mbetet

Shumica e polakëve janë mbështetës të BE-së. Por e djathta në pushtet po ndjek një politikë që mund të çojë Poloninë në një “Polexit”. Sa reale është kjo mundësi vërtet?

Polakët prej shekujsh mes Lindjes dhe Perëndimit janë një komb entuziast për Evropën. Perëndimi ishte një pikë referimi dhe një destinacion ëndërr për shumicën e polakëve edhe në kohët më të këqija të sundimit komunist, në kohërat kur Polonia ishte zonë e influencës sovjetike pas vitit 1945. Kjo është parë atje gjithmonë si një ndarje artificiale nga rrënjët politike dhe kulturore. Rënia e Perdes së Hekurt në 1989 u përshëndet si një “kthim në Evropë”.

Politikat pro-evropiane e të gjitha qeverive pas tranzicionit demokratik gjetën mbështetje të gjerë në shoqërinë polake. Në vitin 2003, tre të katërtat e polakëve (77,45 përqind) votuan për anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian në një referendum. Edhe atëherë, forcat anti-evropiane të së djathtës ekstreme, u përpoqën të përhapnin frikë, për shembull duke pikturuar kolapsin e bujqësisë polake pas hapjes së tregut bujqësor – por pa sukses.

BE mbetet synimi kryesor

Përqindja e lartë e mbështetësve të BE-së në Poloni jo vetëm që nuk është zvogëluar në dy dekadat e fundit, por është rritur. Në një sondazh të institutit IPSOS për gazetën polake “Gazeta Wyborcza” dhe portalin në internet OKO.press, më 5 tetor 2021, 88 përqind e të pyeturve thanë se do të qëndronin në BE. Rezultati konfirmon trendin e sondazheve të mëparshme.

Nën moton “Ne qëndrojmë në Evropë”,pothuajse 100.000 njerëz dolën në rrugë të dielën (10.10.2021) vetëm në Varshavë. Ndërsa në të gjithë Poloninë demonstruan më shumë njerëz, sesa në protestat e mëparshme kundër ndalimit të abortit ose kufizimit të pavarësisë së gjykatave. Pjesëmarrja e lartë në demonstrata tregon se forcat pro-evropiane janë të forta dhe nuk duan të dorëzohen.

Por pyetja thelbësore mbetet: A është e mundur që aleanca e djathtë që qeveris Poloninë – e Djathta e Bashkuar, thelbi i së cilës është Partia e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) e zëvendëskryeministrit Jaroslav Kaczy?ski – ta nxjerrë Poloninë nga BE? Konservatorët polakë e mohojnë këtë. Akuza se qeveria po synon një “polexit” është një akuzë e keqe që opozita përdor për të propaganduar kundër PiS, thonë ata. Për të mbështetur këtë pozicion, udhëheqja e partisë miratoi një rezolutë në mes të shtatorit që përjashtonte daljen e Polonisë nga BE.

Largimi do të ishte vetëvrasje për të djathtën

E djathta polake e di se një refuzim i hapur i BE-së do të ishte një vetëvrasje politike për te. Megjithatë, në të njëjtën kohë, numri i konflikteve me Brukselin po rritet, pika kulmore e mosmarrëveshjes është arritur me vendimin e fundit Gjykatës Kushtetuese polake.

Taktikat e kampit qeveritar janë të portretizojnë Poloninë si “Evropë të vërtetë” dhe të denoncojnë Evropën Perëndimore si një parajsë të së keqes, si një entitet neo-marksist të majtë, që është në rrugën e gabuar me martesat homoseksuale. Sipas këtij rrëfimi, Polonia supozohet të shpëtojë kontinentin e vjetër nga rrënimi me besimin e saj katolik, me martesat dhe familjen tradicionale. Qëllimi strategjik është “Evropa e Atdheut”, e bazuar në modelin e viteve 1950 dhe 1960, kur Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle ishin në krye të Gjermanisë dhe Francës.

“Pas një hezitimi të gjatë, udhëheqja e partisë në pushtet vendosi për një ballafaqim (me Brukselin – shënim i redaktorit)”, shkruan Justyna Dobrosz-Oracz në “Gazeta Wyborcza” (11 tetor 2021). PiS ishte i bindur se mund ta tërheqë për hunde Komisionin Evropian, por tani është gjetur me shpinë pas muri. “Vendosmëria e Brukselit i befasoi sundimtarët në mënyrë të pakëndshme”, tha gazetari polak. Disa politikanë të PiS kanë thënë publikisht se Polonisë në fakt nuk i duhen paratë nga fondi Corona për zhvillim. Në realitet, partia është tani në panik, thotë Dobrosz-Oracz.

Retorika antievropiane – serioze apo thjesht një manovër?

Disa komentues e shohin retorikën antievropiane si një manovër taktike për të qetësuar krahun djathtist tek e Djathta e Bashkuar, mbi të gjitha partinë e Solidaritetit në Poloni të ministrit të Drejtësisë, Zbigniev Ziobro. Të tjerë paralajmërojnë se Polonia, si Britania e Madhe, mund të përfundojë pa dashje jashtë BE-së.

Demonstratat e fundit në Poloni kanë treguar se Donald Tusk ka potencial të madh për mobilizim. Politikani, i cili ka kaluar gjashtë vitet e fundit në Bruksel – ndër të tjera edhe si kreu i Këshillit Evropian – po përpiqet ta përgatisë me një dorë të hekurt partinë e tij Platforma Qytetare (PO) për rikthim në pushtet. Sondazhet tregojnë se një opozitë e bashkuar mund të mundë PiS në zgjedhjet e përgjithshme.

Opozita nuk është unike

Problemi i opozitës demokratike është mungesa e unitetit dhe mosmarrëveshjet mes tyre. Drejtuesit e partive të tjera opozitare munguan të dielën në Sheshin e Pallatit në Varshavë. Pretendimi i Tusk për rolin e udhëheqësit të opozitës vihet në pikëpyetje. Ambiciet personale duket se tejkalojnë neverinë ndaj PiS. Zgjedhjet në Poloni nuk do të mbahen deri në vitin 2023, por shumë vëzhgues besojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare pranverën e ardhshme nuk mund të përjashtohen.

Por pse polakët që janë entuziastë për Evropën votuan për një parti skeptike ndaj BE-së, në vitin 2015? Dhe pse u dhanë konservatorëve kombëtarë një mandat tjetër për të qeverisur dy vjet më parë? Shumica e polakëve e marrin si të mirëqenë anëtarësimin në BE. Çështje të tjera, mbi të gjitha politikat shoqërore dhe të identitetit, ishin vendimtare në këto zgjedhje.

“Në fund të fundit, një grup i madh polakësh mbetet politikisht joaktiv dhe nuk ka reflektuar – ata e mbështesin BE-në, gëzojnë përfitimet sociale nga politika e PiS dhe janë të lumtur që lehtë mund të shkojnë me pushime të lira në Kroaci. Lufta e pandërprerë politike sillet rreth këtij grupi Poloni”, konstaton Agnieszka ?ada, zëvendësdrejtore e Institutit Think Tank gjermano-polak, në Darmstadt. Do të jetë interesante të shihet se si do të përfundojë kjo luftë në zgjedhjet e ardhshme./DW

Më të lexuarat