Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pompeo reagon pas deklaratave të Macron: NATO të ndryshojë, ndryshe rrezikon të vjetërohet

Postuar: 09/11/2019 - 07:28

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha dje se NATO-ja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetërohet, një ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se aleanca është “në vdekje klinike”. Pas fjalimit në kryeqytetin gjerman, ku sekretari Pompeo ka shkuar për 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, në prani të ministrit të jashtëm Heiko Maas, ai tha se pas 70 vjet aktiviteti, aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë për t’u përballur me realitetin e sotëm. Por gjithsesi ai mbështeti aleancën si një union nga më të rëndësishmit. “NATO mbetet një ndër partneritetet më të rëndësishme strategjike në gjithë kujtesën e njerëzimit pasi ka ndihmuar miliona vetë të fitojnë lirinë dhe vazhdon të ketë një rol kritik përballë rreziqeve që paraqesin qeveritë komuniste në botë”, tha ai. Pompeo shtoi se bashkëpunimi transatlantik kishte rëndësi kritike për shembjen e Murit të Berlinit 30 vjet më parë. “Ishim në këtë vend ku kombet që mbështesin vlerat demokratike kanë punuar me njëri-tjetrin prej kaq kohësh për të arritur atë që u realizua në 1989 dhe më pas me bashkimin e Gjermanisë në 1990. NATO mbetet ndoshta partneriteti strategjik më i rëndësishëm në gjithë historinë e njerëzimit”, tha ai.

Shpenzimet e vendeve anëtare

Më tej biseda e sekretarit amerikan u rikthye te temat e njohura të shpenzimeve të vendeve anëtare për ushtrinë. "Nëse vendet e ndryshme besojnë se mund të marrin përfitimet që sjell siguria pa i siguruar NATO-s burimet që i duhen, nëse ato nuk i respektojnë angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet e paefektshme ose e vjetëruar”, tha ai. Në fjalim, zoti Pompeo kritikoi trajtimin e Rusisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe tha se taktikat e Kinës duhet të jenë mjaft të njohura për njerëzit e ish-Gjermanisë Lindore. Ai tha se vendet e lira janë në konkurrencë vlerash me vendet më pak të lira. Pompeo u mundua të përdorte temën e ngritur një ditë më parë presidenti francez për t’i mëshuar pikave të njohura politike të SHBA, edhe pse Macron me komentet për “vdekjen e trurit të NATO-s” kërkonte të nxiste angazhimin e sigurisë brenda BE. Por kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk ka të njëjtën pikëpamje me zotin Macron: “Presidenti francez ka zgjedhur terma të rënda. Nuk e shoh ashtu bashkëpunimin në NATO. Nuk mendoj se analiza të tilla përgjithësuese janë të nevojshme, edhe nëse kemi probleme dhe kërkohet veprim”.

Aspekti energjitik

Duke reflektuar mbi mësimet e nxjerra nga rënia e Muri në vitin 1989, Pompeo tha se Perëndimi ka humbur disi entuziazmin e atij momenti. “Të gjithë ne humbëm rrugën në muzgun që ra pas atij momenti krenar. Ne menduam se mund t’i zhvendosnim burimet tona larg aleancave dhe ushtrive tona, por e kishim gabim. Sot Rusia udhëhiqet nga një ish oficer i KGB, dikur i stacionuar në Dresden. Ajo pushton fqinjët dhe vret kundërshtarët politikë. Prandaj ne nuk duam që furnizimet me energji të Evropës të varen nga Vladimir Putin”, shtoi ai, duke iu referuar tubacionit të gazit Nord Stream 2 i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani, çka do të reduktonte eksportet amerikane drejt BE. Pompeo tha më tej se Partia Komuniste Kineze po “formon një vizion të autoritarizmit” dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos përdorë pajisjet e firmës kineze Huaëei Technologies për ndërtimin e rrjetit 5G të të dhënave. “Shefi juaj i inteligjencës ka thënë se Huaëei nuk mund të besohet plotësisht”, tha ai. Në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës e kritikoi zotin Pompeo për komentet e tij të mëparshme në adresë të Partisë Komuniste Kineze, duke thënë se komentet ishin “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe kishin nxjerrë në pah “qëllimet e tij të errëta” siç i cilësoi ajo.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:50

Shirat e rrëmbyeshëm bora dhe ngricat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra e qindra shtëpi në Francën juglindore.

Postuar: 16/11/2019 - 22:07

Disa qindra njerëz pritën sot kthimin në portin e përhershëm të aeroplanmbajtëses së dytë dhe m

Postuar: 16/11/2019 - 21:46

Një studimi gjerë ndërkombëtar i drejtuar nga universitetet e Stanford dhe të Neë York në SHBA

Postuar: 16/11/2019 - 21:22

Shkencëtarët e agjencisë amerikane hapësinore pretendojnë së fundmi se një asteroid sa një fush

Postuar: 16/11/2019 - 20:52

Një studim i ri thotë se rreth katër milionë vjet më parë pararendësit e njeriut e kishin truri

Postuar: 16/11/2019 - 20:43

Protestuesit e quajtën dorëheqjen e Moralesit si një "grusht shteti" dhe i bënë thirr

Postuar: 16/11/2019 - 18:43

Një stacion meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar e ka regjistruar vjeshtën më të lagësht në h