Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Praktika korruptive të punësimit/ Kryebashkiakja e Romës rrezikon dënimin me burg

Postuar: 09/11/2018 - 20:42

Prokurori publik i Romës ka kërkuar gjatë ditës së sotme që kryebashkiakja populiste e kryeqytetit italian, Virginia Raggi të dënohet me 10 muaj burg për akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë.

Raggi, e para kryebashkiake grua e Romës, akuzohet se ka bërë deklarata të rreme në lidhje me emërimin e Renato Marra si shefin e turizmit në Bashki.

Raffaele Marra, i cili është vëllai i Renatos, ka qenë më parë kreu i personelit të Bashkisë së Romës, i cili njihej edhe si krahu i djathtë i Raggit dikur, por që tashmë përballet me akuza të veçuara për korrupsion, të cilat i përkasin periudhës para se Raggi të zgjidhej kryebashkiake e Romës.

Avokati mbrojtës i Virginia Raggit do të ndjekë çështjen e saj të shtunën, ndërsa vendimi pritet në po të njëjtën ditë. Në Itali, gjithsesi, dënimet me më pak se dy vite burgim zakonisht pezullohen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 21:10

Ndahet nga jeta këngëtari amerikan, ylli i muzikës country dhe pop Roy Clark.

Mediat amerikane raportojnë se Clark ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Tulsa, Oklahoma.

Postuar: 15/11/2018 - 20:10

Përvojën 10 vjeçare që pati në një bodrum, ku qëndroi për 10 vite, një grua e ka nërë publike.

Postuar: 15/11/2018 - 19:56

Akti ekstrem ndaj gruas i kushtoi burgun një të riu.

Postuar: 15/11/2018 - 19:40

Policia maljaziane sekuestroi sot 72 çanta me bizhuteri të çmuara dhe para, si dhe 284 çanta dore

Postuar: 15/11/2018 - 19:11

Është ministër përgjegjës për Sigurinë Informatike, por ka shokuar me deklaratën e tij

Meksikë, dhjetra të marrë peng nga karvani i emigratëve drejt SHBA

Postuar: 15/11/2018 - 18:35

Zyrtarë të të drejtave të njeriut thanë dje se rreth 100 njerëz nga karvani i emigrantëve drejt