BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Bota

Pranoi publikisht që vaksina kineze ka një përqindje të ulët të efektivitetit, zyrtari i lartë bën një hap pas dhe del me deklaratën e papritur

Pranoi publikisht që vaksina kineze ka një përqindje të

Disa zyrtarë kineze konfirmuan se efikasiteti i vaksinave të vendit kundër Covid 19 nuk është shumë i lartë.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Qendrës kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Gao Fu e pohoi se vendi po merr në konsideratë mundësinë e miksimit të vaksinave, në mënyrë që efikasiteti i tyre të shtohet. Kina ka krijuar 4 vaksina për përdorim publik. Disa testime jashtë kufijve kanë treguar se atom und të jenë deri në 50% të efektshme.

Por Gao më vonë u tërhoq nga pohimet e tij, duke thënë se ato ishin keqinterpretuar. Më shumë se 100 milionë vetë në kinë kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Pekini këmbëngul se vaksinat janë efikase dhe tha në mars se të huajt që bëjnë vaksinën kineze, do ta kenë më të lehtë të marrin viza. Sipas të dhënave të publikuara, vaksinat e prodhuara në Kinë qëndrojnë shumë prapa atyre të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna, sa i përket efikasitetit që kanë ndajë sëmundjes COVID-19. Megjithatë, për shkak të teknologjisë me të cilat janë prodhuar, vaksinat e kompanive kineze, nuk kërkojnë temperatura shumë të ulëta për t’u ruajtur.

Gao tha se edhe ndryshimi i intervaleve kohore ndërmjet dozave të vaksinës, por edhe kombinimi i dozave të vaksinave të ndryshme, do të mund të ndikonte në efikasitetin kundër koronavirusit. Vaksina e prodhuar në Kinë, Sinovac, sipas të dhënave nga studimi klinik i kryer në Brazil, është pak më shumë se 50 për qind efektive ndaj koronavirusit. Por, sipas të dhënave të një studimi të bërë në Turqi, kjo vaksinë ka një efikasitet prej 83.5 për qind.