Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenti Erdogan krahason Gjermaninë me nazistët/ Kancelarja Merkel: Mjaft!

Postuar: 20/03/2017 - 21:00

Pas ndalimit të fjalimeve elektorale të ministrave turq në Gjermani, Presidenti Erdogan vazhdon ta krahasojë Gjermaninë me nazistët. Kancelarja Merkel tani thotë: Mjaft!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi prerazi Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që të heqë dorë nga krahasimet naziste në grindjen për fjalimet elektorale në Gjermani të ministrave të tij. Kjo duhet të marrë fund, “pa asnjë diskutim”, theksoi Merkeli në kuadër të vizitës së saj në panairin CeBIT në Hanover. Qeveria Federale nuk do të pranojë që të shkelet çdo tabu pa ia ditur për vuajtjet e viktimave të nacionalsocializmit, tha Kancelarja.

Merkeli foli për notën verbale të Ministrisë së Jashtme ndaj Turqisë, pak ditë më parë. Në të qeveria Federale pati bërë të qartë pa ekuivoke se pjesëmarrja në aktivitete elektorale e politikanëve turq në Gjermani mund të ndodhë vetëm po të bëhet në kuadër të parimeve të kushtetutës gjermane. Përndryshe, qeveria gjermane i rezervon vetes një verifikim të leje për pjesëmarrje në aktivitete elektorale.

Ministria e Jashtme gjermane kërkon përmbajtje

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Schäfer paralajmëroi që provokimeve nga Ankaraja në Gjermani të mos u “përgjigjen me të njëjtën monedhë”. Kjo vetëm do ta ndihmonte Erdoganin që t’i zbatojë planet e tij për kushtetutën. Sa më shumë të përgjigjet Gjermania “me të gjithë forcën”, “aq më shumë biem në kurthin e kësaj taktike të Presidentit turk dhe të partisë në pushtet në Turqi”, tha Schäfer para gazetarëve në Berlin.

Pas anulimit të disa aktiviteteve elektorale në Gjermani të ministrave turq, Erdogani i akuzoi për “metoda naziste” autoritetet gjermane, duke shkaktuar zemërim në Berlin. Të dielën, kryetari i shtetit turk e sulmoi personalisht Merkelin dhe i tha “se vepron me metoda naziste kundër vëllezërve të mi në Gjermani dhe ministrave”, të cilët duan të bëjnë në Gjermani publicitet për futjen e sistemit presidencial në Turqi.

Në 16 prill në Turqi do të mbahet një referendum për aplikimin e sistemit presidencial të synuar nga Erdogani. Me këtë sistem, Presidenti i shtetit do të marrë pushtet thuajse të pakufizuar. Të drejtë vote kanë edhe rreth 1,4 milionë turq që jetojnë në Gjermani./DW

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 09:59

Kim Jong Un do të bëhet të premten lideri i parë verikorean që nga koha e luftës, i cili kalon vijën e demarkacionit ushtarak që ndan Gadishullin Korean.Ai do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in ,diplomatin  e parë të tillë në më shumë se një dekadë raporton BBC.

Postuar: 26/04/2018 - 08:45

Pas mikpritjes së zjarrtë dhe duartrokitjeve që zgjatën për tre minuta, Presidenti francez Emmanuel Macron e përdori fjalimin e tij në Kongresin Amerikan për të denoncuar nacion

Postuar: 26/04/2018 - 08:05

Pas përqafimeve dhe puthjeve në ballkonet e Uashingtonit, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë kaluar dje në çështjet serioze, duke s

Postuar: 26/04/2018 - 07:21

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Europian të Informimit dhe Autorizimit e Udhëtimit (ETIAS).

Postuar: 25/04/2018 - 20:05

Policia spanjolle ka konfiskuar një sasi rekord të kokainës, duke gjetur një sasi prej 9 ton drogë të fshehur midis kutive të bananeve në një kontenier anijeve në portin jugor t

Postuar: 25/04/2018 - 19:00

Peter Madsen, shpikësi danez, i akuzuar për vrasjen e një gazetareje, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Postuar: 25/04/2018 - 18:32

Ajo u kap nga kamerat e sigurisë teksa ishte duke vjedhur në një market, dhe pas kësaj vendosi që të japë dorëheqjen.