Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenti i KE, lavde Trumpit: Me miq të tillë, kujt i duhen armiqtë

Postuar: 17/05/2018 - 16:43

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ishte shumë i prerë në kritikat ndaj politikave të administratës Trump, sa ka përdorur frazën “kujt i duhen armiqtë, me miq të tillë”. Kjo ishte fraza më e fortë që ka përdorur ai për të komentuar marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së, me ndryshimet e politikave që kanë nisur që me nisjen e mandatit të Presidentit Donald Trump. Në fillim të samitit të liderëve europianë, çështjet e rendit të ditës, pikë për pikë, kanë të bëjnë me kriza që shumë europianë i shohin si të nxitura nga Presidenti Trump. Tusk përmendi “dëshirat kapriçoze të administratës amerikane” mbi disa çështje, përfshirë Iranin, Gazën, tarifat tregtare dhe Korenë e Veriut. Në komentet ndaj gazetarëve dhe një mesazh në “Twitter” më vonë, ai sugjeroi se Shtëpia e Bardhë kishte humbur kontaktin me realitetin.

Ai tha se Europa nuk kishte nevojë për armiq kur kishte miq si Shtetet e Bashkuara, si dhe nxiti udhëheqësit europianë të mos ishin të varur nga Uashingtoni. Sipas “Washington Post”, vetëm 16 muaj më parë, komentet e tilla do të ishin të paimagjinueshme nga një lider në BE, një union i modeluar me imazhin e SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas shumë diplomatëve europianë, dëshirat e zhvendosura e bëjnë gati të pamundur të negociojnë me Shtëpinë e Bardhë, sepse ata nuk mund të bëjnë një ujdi për t’u afruar me atë që dëshiron Trump, kur ai nuk e njeh as vetë atë çfarë kërkon.

Tusk, ish-Kryeministër i Polonisë, i cili tani kryeson Këshillin e Europës, e shfaqi plotësisht hapur zemërimin e tij ndaj metodave të Trump dhe efekteve që po shkakton politika e tij në Europë.

“Duke parë vendimet e fundit të Donald Trump, dikush mund të mendojë: Me miq të tillë, kush ka nevojë për armiq? Por, duke folur sinqerisht, Europa duhet të jetë mirënjohëse nga Presidenti Trump. Sepse, falë tij, hoqëm iluzionet. Ai na ka bërë të kuptojmë se nëse keni nevojë për një dorë ndihme, do të gjeni në fund të krahut tuaj”, tha Tusk në hapjen e samitit në Sofje, Bullgari. Negociatorët në BE kanë thënë se si një nga partnerët më të afërt tregtarë të Shteteve të Bashkuara, ata nuk do të bëjnë lëshime me një armë në kokë, duke iu referuar kërcënimeve nga SHBA.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 20:10

Vrasja mafioze e avokates dhe lidhjet me bosët e krimit

Një avokate 33 vjeçare është  gjetur e vrarë në garazhin e nëndheshëm të vilës së vet në lagjen e shtrenjtë Kifisia të Athinës.

Postuar: 19/09/2018 - 19:47

Komisioni Malajzian Anti-Korrupsion (MACC) bën me dije se ish-kryeministri, Najib Razak u arrestu

Postuar: 19/09/2018 - 19:44

Një hetim është çelur ndaj stafit të një spitali në Itali që në qoftë se do vërtetoheshin dyshime

Postuar: 19/09/2018 - 17:36

Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush përmes një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë ka bërë th

Postuar: 19/09/2018 - 13:48

Dy gra janë arrestuar pasi u kapën duke shitur ëmbëlsira që përmbanin marijuanë në një kishë.

Postuar: 19/09/2018 - 12:57

4 pacientë të cilët kishin marrë organe nga i njëjti donator janë diagnostikuar me kancer.

Postuar: 19/09/2018 - 12:32

Plotë 12 foshnja të vdekura, të fshehur në kuti kartoni, u zbuluan në një spital në Kenia, pas nj