Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenti i KE-së, Juncker: Britania do të pendohet për BREXIT

Presidenti i KE-së, Juncker: Britania do të pendohet për BREXIT

Postuar: 13/03/2018 - 16:01

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar sot se Britania e Madhe do të pendohet lidhur me vendimin për ta braktisur Bashkimin Evropian (BE).
 
Duke folur para Parlamentit evropian, Juncker është brohoritur nga anëtarët euro skeptikë të këtij parlamenti, teksa Juncker tha se dalja e Britanisë së Madhe nga BE parashikohet të përfundojë në datën 29 mars, 2019.
 
Si përgjigje ndaj tyre, Juncker tha se do të vijë koha kur ata do të pendoheni për vendimin e marrë.
 
Ndërsa, Guy Verhofstadt, përfaqësues i BREXIT në parlamentin evropian tha se ka ardhur koha që Britania të lëvizë përtej sloganeve.
 
Ai ka shtuar se Britania dhe BE-ja janë shumë afër një marrëveshjeje sa u përket të drejtave të qytetarëve në epokën pas BREXIT-it.
“Unë do të preferoja që Britania të mos e kishte marrë vendimin për ta braktisur BE-në, mirëpo kushdo që e braktis BE-në duhet ta dijë, sinqerisht, se çka nënkupton kjo. Nëse ju vendosni që t’i hidhni apo t’i lini prapa marrëveshjet dhe rregullat e përbashkëta, atëherë ju duhet ta pranoni se gjërat nuk mund të mbesin ashtu siç janë”, shtoi Juncker.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 15:17

Ekspertët e motit paralajmëruan sot se dimri do të zhduket krejtësisht në Australi brenda 30 vjetësh.
 

Postuar: 25/03/2019 - 09:38

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje me armë zjarri mes disa adoleshentëve në

Postuar: 25/03/2019 - 08:25

Ky është automjeti brenda së cilit udhëtonte një çift bashkëshortësh, që arritën t’i mbijet

Postuar: 25/03/2019 - 07:50

 Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bolonja të Italisë, pasi një foshnjë 5 muajshe ka

Postuar: 24/03/2019 - 23:43

Hetimi nga Prokurori Special Robert Mueller ka treguar se stafi i zgjedhjeve të presidentit të SH

Postuar: 24/03/2019 - 22:52

Numri i viktimave nga cikloni Idai që përfshiu Afrikën jugore ka shënuar rritje.

Postuar: 24/03/2019 - 21:43

Europa dhe Siria kërcënohen nga sulme terroriste që celula të fshehura të shtetit islamik, ISIS,