Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenti i Maqedonisë refuzon të nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë

Postuar: 14/06/2018 - 07:51

Pas entuziazmit për arritjen e marrëveshjes së emrit të ri të Maqedonisë mes Shkupit dhe Athinës, ka ardhur dje pengesa e parë serioze teksa presidenti maqedon Gjeorge Ivanov bëri të qartë se nuk do ta nënshkruajë akordin. Në fjalimin televiziv pas takimit të shkurtër që bëri për çështjen me kryeministrin Zoran Zaev, Ivanov e quajti marrëveshjen dëmtuese, të papranueshme dhe jo në lartësinë e duhur. “Akordi shkel kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore. Unë nuk do të legalizoj këtë lëvizje amatore politike”, tha presidenti Ivanov, aleat i opozitarëve të VMRO-DPMNE, i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim destruktiv ndaj të gjitha iniciativave të qeverisë Zaev. Marrëveshja e emrit të ri “Republika e Maqedonisë Veriore” pritet të nënshkruhet në fundjavë nga ministrat të jashtëm të dy vendeve, dhe më pas votohet në parlament. Nëse ajo kalon, firma e Ivanov nuk do të nevojitet më pasi do të mjaftonte vetëm një votim i dytë nga deputetët për të hyrë në fuqi.

Qeveria: Ivanov i manipuluar

Në reagimin e saj kryeministria maqedonase shprehte keqardhjen për vendimin e Ivanov, i cili sipas saj, po refuzonte perspektivën euro-Atlantike të vendit. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë me keqardhje konstaton se Kryetari i Republikës, Gjorge Ivanov në deklaratën e tij nuk arriti të ngjitet mbi pafuqinë e vet dhe të shohë perspektivën që hapet para shtetit tonë me marrëveshjen e dakorduar nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë”, shkruhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë. Në kumtesë thuhet se Ivanov nuk ka ndjenjë të përgjegjësisë dhe ndërmerr veprime të manipulimit të palejueshëm, me çka ai dëmton shtetin, qytetarët dhe drejtpërdrejtë vepron kundër përforcimit të identitetit maqedonas. “Ivanov nuk përkushtohet për zgjidhje dhe nuk punon për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, faktorë që janë prioritete me interes të lartë kombëtar. Në vend të bllokimit të ardhmërisë së Maqedonisë dhe të shtyjë vendin në izolim, më mirë është që Ivanov të izolojë veten në skenën politike”, thuhet në reagim.

Stoltenberg përgëzon marrëveshjen

Akordi i arritur të martën mes kryeministrave Zaev dhe Tsipras u vlerësua nga e gjithë skena politike evropiane, pasi i dha fund konfliktit 27 vjeçar në rajonin delikat të Ballkanit. Me kapërcimin e tij Greqia i hap rrugë avancimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ngriti lart konsensusin e arritur ndërmjet Athinës dhe Shkupit. “Një mirëseardhje për pajtimin, e arritur ndërmjet kryeministrave Tsipras dhe Zaev, pas vendimit për zgjidhje të kontestit për emrin, e udhëhequr nga Athina dhe Shkupi. Kjo marrëveshje historike është nën durimin shumëvjeçar diplomatik dhe në vullnetin e të dyja liderëve të gjejnë zgjidhje për kontestit, të cilët tërhoqën vëmendje në rajon”, thekson Stoltenberg. Ndërsa shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov priti dje ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, me të cilin tha se vlerësonte marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, e cila do të jetë në interes të Athinës dhe Shkupit. “Gjithmonë kemi theksuar se jemi të përkushtuar për të gjetur një marrëveshje mbi këtë problem, pa ndërhyrje të jashtëm, pa imponuar kushte të caktuara artificiale. Kemi thënë se do të mbështesim marrëveshje çka do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë dhe që do të ketë mbështetje të gjerë të popullit”, tha Lavrov. Ndërsa Kotzias, një nga negociatorët kryesorë të akordit, tha se politika e jashtme e Greqisë është aktive, demokratike dhe shumëdimensionale. Sipas tij, në kushte të tilla, qeveria greke e ka zgjidhur këtë problem për t’i dhënë fund kontestit disa vjeçar rreth emrit./Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 21:47

Teksa forcat amerikane në Siri u zhvendosën drejt fushave të naftës në Deir Ezzor në vijim të tërheqjes nga veriu i Sirisë, Rusia po vijon vendosjen në postet e braktisura nga SHBA.
 

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

 Kina ka lunduar dje në ngushticën e Taivanit me aeroplambajtësen e saj të re, disa ditë p

Postuar: 18/11/2019 - 20:29

Autoritetet italiane arrestuan shefin e një kompanie në Napoli pasi punësoi dhjetëra punëtorë pa

Postuar: 18/11/2019 - 20:07

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusog tha se Ankaraja do të nisë një operacion të ri ush

Postuar: 18/11/2019 - 20:04

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen bënë thirr

Postuar: 18/11/2019 - 19:51

Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në OklahomaSipas Patrullës s

Postuar: 18/11/2019 - 15:51

Prej dekadash SHBA ka refuzuar t’u shesë Egjiptit avionët gjuajtës F-15 për të mbajtur ve