BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Presidenti i vendit ku virusi po merr një jetë në minutë, nën gjurmët e homologut amerikan, akuzon OBSH-në për njëanshmëri

Presidenti i vendit ku virusi po merr një jetë në minutë,

Presidenti i vendit ku virusi po merr një jetë në minutë, nën gjurmët e homologut amerikan, akuzon OBSH-në për njëanshmëri

Presidenti Jair Bolsonaro kërcënoi të tërhiqte Brazilin nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi agjencia e OKB-së paralajmëroi qeveritë në lidhje me rrezikun e heqjes së bllokimeve para se të ngadalësonte përhapjen e koronavirusit.

Një rekord i ri brazilian për vdekjet nga COVID-19 bëri që Brazili të kalojë Italinë në tabelën e statistikave, por Bolsonaro vazhdon të argumentojë për heqjen e shpejtë të urdhrave të izolimit të shtetit, duke thënë se kostot e tyre ekonomike tejkalojnë rreziqet e shëndetit publik.

Në një editorial me faqen e parë të gazetës “Folha de S.Paulo”, e përditshmja braziliane theksoi se kishin kaluar vetëm 100 ditë qëkur Bolsonaro e përshkroi virusin si një grip, por tani Covid-19 po merr një jetë në minutë në Brazil.

Bolsonaro kërcënoi se do të largohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke marrë si shembull homologun amerikan, Donald Trump, duke e akuzuar organizatën për njëanshmëri.

“SHBA-ja e braktisi OBSH-në. Po mendojmë ta bëjmë dhe ne në të ardhmen. Nëse OBSH-ja nuk punon me paanshmëri ideologjike, ne mund të largohemi”, tha ai.

“Nuk kemi nevojë për të huaj që të vijnë e të shfaqin ndjenjat e tyre për shëndetësinë në Brazil”, tha Bolsonaro.