BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Bota

Prezantuesja kineze kërkon falje pas epidemisë: Më vjen keq, nuk duhet ta kisha ngrënë lakuriqin

 Prezantuesja kineze kërkon falje pas epidemisë: Më vjen keq, nuk

Një prezantuese televizive kineze për turizmin, ka kërkuar falje sot për një episod ku kishte këputur me dorë kokën e një lakuriqi nate për ta ngrënë, teksa komentonte se ishte një “gatim shumë ushqyes”.


Mes valës së virusit vrasës në Kinë që dyshohet se ka lindur në një treg kafshësh ekzotike, imazhet e saj duke ngrënë lakuriqin në 2016 po shpërndahen shpejt në mediat sociale.

Ëang Mengyun ka një numër të madh ndjekësish në mediat sociale dhe programin e saj të udhëtimeve, ndërsa për të promovuar ushqimet kineze ajo shihet në video teksa i këput kokën me dorë kafshës para se ta hante.

Në një postim javën e kaluar, shëtitësja e destinacioneve kërkonte falje duke e quajtur veten 'injorante'. “Kërkoj falje të gjithëve, nuk duhet ta kisha ngrënë lakuriqin”, shkruan ajo.

Ndërkohë koronavirusi i panjohur ka vrarë 106 njerëz deri tani në Kinë dhe ka prekur 4500 njerëz në të gjithë botën.

Prezantuesja kineze kërkon falje pas epidemisë: Më vjen keq, nuk

Prezantuesja kineze kërkon falje pas epidemisë: Më vjen keq, nuk

Prezantuesja kineze kërkon falje pas epidemisë: Më vjen keq, nuk