
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Prigozhin i'a la trashëgimi të birit, 25-vjeçari bëhet kreu i ardhshëm i grupit Wagner dhe nis negociatat me Rusinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Media britanike The Independent ka raportuar sot se djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin pritet të marrë detyrën nga babai i tij dhe do të bëhet kreu i ardhshëm i grupit Wagner.
Pavel Prigozhin duket se po trashëgon shumicën dërrmuese të pasurisë së babait të tij, duke përfshirë këtu grupin mercenar, pronat dhe rreth 100 milionë paundë, sipas një fotografie të postuar në rrjetet sociale të atij që raportohet të jetë testamenti i ish-kreut të Wagner, raporton The Independent.
Tani ai ka nisur negociatat me gardën kombëtare ruse, Rosgvardia, për ribashkimin e organizatës mercenare në luftimet në Ukrainë, tha Instituti për Studimin e Luftës.
Në një raport mbi Rusinë të publikuar të dielën thuhet se: “Një kanal i njohur Telegram i lidhur me Wagner njoftoi më 1 tetor se djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin, Pavel Prigozhin ka marrë “komandën” e Grupit Wagner dhe është duke negociuar me Rosgvardia për ribashkimin e Grupit Wagner në operacionet luftarake në Ukrainë".
Ish-kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin grumbulloi një pasuri të madhe përpara se të themelonte Grupin Wagner, aleat të Kremlinit, i cili mbështeti luftën e Rusisë në Ukrainë me shërbimet e tyre.
Megjithatë, në gusht, dy muaj pasi 62-vjeçari udhëhoqi ushtrinë e tij private në një rebelim të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake ruse, ai vdiq në një aksident ajror pranë Moskës. Shkaku i incidentit ende nuk është përcaktuar.
Sipas dokumentit të shpërndarë, Prigozhin kishte një testament që ishte noterizuar më 2 mars sipas tij i linte pas pjesën më të madhe të pasurisë djalit të Prigozhin, Pavel. Sipas The Times , në të shkruhet:
"E gjithë pasuria ime si dhe pronat që mund të fitohen nga unë në të ardhmen, ia lë trashëgim Pavel Evgenyevich Prigozhin".
Krahas Grupit Wagner, Pavel do të trashëgojë rreth 100 milionë paundë, një shtëpi në Shën Petersburg, nëntë shoqëri aksionare dhe aksione në Concord dhe perandorinë e hotelierisë së ngritur nga Yevgeny Prigozhin.
Më të lexuarat


Agresioni rus, BE mban premtimin dhe 'hap thesin' ndaj Ukrainës, ja për çfarë bëhet fjalë

Bombardohet rajoni policor, raportohet për katër viktima dhe 18 të plagosur

Tensionet në Lindjen e Mesme: Aktivistët turq kërkojnë të dërgojnë flotën e ndihmës në Gaza

OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

"Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan", Blinken në Bruksel zbardhet fokusi i bisedimeve

Zbulimi i REL: Rusët e lidhur me Kremlinin, të punësuar në OSBE

Tensionet në Ballkan/ Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëron: Aleanca e NATO-s është e bashkuar

“Paqe ju lutem, paqe”, Papa Françesku bën thirrjen e fortë për luftë në Ukrainë

Ukraina nuk gjen qetësi, Rusia e sulmon me 21 dronë dhe 3 raketa

Ministri Sunak anuloi takimin, reagon kryeministri grek, Mitsotakis
