BREAKING NEWS

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin e rëndë: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në
x

Bota

Princi William do të ndihet i dobishëm, dëshiron të rikthehet të pilotojë helikopterë ambulancë, por...

Princi William do të ndihet i dobishëm, dëshiron të

Koronavirusi në Britani po përhapet me shpejtësi, duke goditur edhe elitat qeverisëse në Londër, nga kryeministri Boris Johnsson te pjesë të kabinetit. Madje edhe princi Charles u diagnostikua me COVID-19, duke shtrënguar mbretëreshën Elizabeth të tërhiqej në izolim.

Por, sipas mediave angleze, në familjen mbretërore ka edhe persona që duan të japin një dorë konkrete për vendin. Princi William, ka shprehur qartë dëshirën për t’u rikthyer karrierës së tij si pilot, e cila përfundoi në vitin 2015.

37-vjeçari që në të ardhmen do të trashëgojë fronin dhe titullin e mbretit, ka nisur karrierën e tij si pilot helikopterësh ushtarakë në 2008 dhe e ka përfunduar në 2013. Pas eksperiencës ushtarake, ai ka fluturuar 2 vite si pilot civil i helikopterëve-ambulancë. Por dëshira e tij për të ndihmuar me shumë gjasa do të përballet me murin e protokollit mbretëror.

Me gjyshen 95-vjeçare Elisabeth në pamundësi të lëvizë nga rreziku i koronavirusit për moshat e thyera, të atin e sëmurë pikërisht me COVID-19, xhaxhanë Andrew të izoluar për shkak të skandaleve seksuale dhe vëllanë Harry të larguar në SHBA, William mbetet anëtari i vetëm i rëndësishëm i familjes mbretërore që mundë të respektojë detyrimet institucionale.

Më të lexuarat