BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Priten zhvillime të reja! Senatori i njohur presion Joe Biden-it

Priten zhvillime të reja! Senatori i njohur presion Joe Biden-it

Senatori republikan Ted Cruz vendosi kusht për konfirmimin e personit të emëruar nga Presidenti Joe Biden në krye të Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), duke i bërë presion administratës që ajo të imponojë sanksione të ashpra mbi projektin rus të gazit natyror Nord Stream 2.

Komisioni i Senatit për Zbulimin mbështeti këtë javë zotin William Burns, ish-ambasador në Rusi, me një votim të njëzëshëm për të drejtuar CIA-n. Zoti Burns është konfirmuar nga Senati për pesë emërime të mëparshme gjatë mbi 33 vjetëve karrierë dhe pritet që përfundimisht të miratohet nga Senati i plotë.

Kushti i vënë nga senatori i Teksasit lidhet me presionin e tij mbi administratën, që ajo të vendosë sanksione për anijet dhe kompanitë të cilat ndihmojnë firmën shtetërore ruse të energjisë Gazprom të ndërtojë tubacionin prej 11 miliardë dollarësh. Tubacioni përcjell gazin e nxjerrë nën Detin Baltik për në Evropë përmes Gjermanisë.

"Unë do ta heq kushtin kur administrata Biden të përmbushë detyrimin ligjor për të raportuar dhe vënë sanksione ndaj anijeve dhe kompanive që ndërtojnë tubacionin e Putinit,” shkruante Senatori Cruz në Twitter të premten vonë.

Pas një vonese prej një viti të shkaktuar nga sanksionet, Gazpromi po vepron me shpejtësi për të përfunduar tubacionin që analistët presin të realizohet nga shtatori. Një anije e dytë, Akademik Cherskiy, i është bashkuar punimeve pranë Danimarkës.

Presidenti Joe Biden beson se tubacioni është një "marrëveshje e keqe për Evropën", ka thënë Shtëpia e Bardhë. Gazsjellësi do të anashkalojë Ukrainën duke e privuar nga tarifat fitimprurëse të tranzitit dhe mund të minojë përpjekjet e saj kundër agresionit rus.

"Është e vështirë të kuptosh se si vonimi i konfirmimit të një drejtori të CIA-s, që gëzon mbështetje të fortë dypartiake, i bën amerikanët më të sigurt", tha zëdhënësi i tranzicionit i zotit Biden, Andrew Bates. "Presidenti Biden është shprehur qartë se Nord Stream 2 është një ide e keqe dhe bën lojën e Rusisë," tha ai.

Ligjvënësit amerikanë nga të dy palët që e kundërshtojnë projektin, besojnë se janë rreth 15 anije që po ndihmojnë në ndërtimin e tubacionit. Por Departamenti i Shtetit muajin e kaluar vuri sanksione vetëm ndaj një anijeje në një raport për Kongresin të kërkuar nga ligji për sanksionet.

Dyzet senatorë republikanë thanë në një letër për Presidentin Biden këtë javë se sanksionet kundër anijes Fortuna nuk do ta ndalin dot tubacionin, të cilit që nga shkurti i kishin mbetur rreth 120 km për të dalë nga Danimarka dhe 30 km nga Gjermania.

Më 16 maj, Departamenti i Shtetit do të paraqesë në Kongres një raport tjetër mbi projektin Nord Stream 2, i cili mund të përmbajë më shumë sanksione, megjithëse zëdhënësi Ned Price ka thënë se sanksionet janë vetëm "njëri nga shumë mjetet" që mund të përdoren./voa