BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x
BREAKING NEWS

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë
x

Bota

Protestoi kundër sistemit të drejtësisë, merret vendimi për regjisorin e njohur

Protestoi kundër sistemit të drejtësisë, merret vendimi

Regjisori iranian Jafar Panahi është liruar përkohësisht nga burgu, disa ditë pasi hyri në një grevë urie për të protestuar ndaj “sjelljes çnjerëzore” të gjyqësorit dhe sigurisë iraniane.

“Sot, në ditën e tretë të grevës së urisë së Jafar Panahit, ai u lirua përkohësisht nga burgu pas përpjekjeve të familjes së tij, avokatëve të respektuar dhe kolegëve të t”, thuhej në një deklaratë në faqen e Instagramit të gruas së Panahit më 3 shkurt.

Përmes postimit u tha se detaje të tjera për lirimin e tij do të jepen nga ekipi ligjor.

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI) me seli në SHBA tha gjithashtu në Twitter se Panahi ishte liruar.

Panahi u arrestua në muajin korrik. Pak para arrestimit, ai nënshkroi një letër të hapur, së bashku me mbi 300 regjisorë iranianë, duke u bërë thirrje forcave të sigurisë t’i jepnin fund shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve.

Qeveria iraniane ka reaguar brutalisht ndaj protestave të qytetarëve, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë, ka thënë organizata të dielën.

Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje./ Marrë nga REL

Më të lexuarat