BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Bota

Provoi kokainë për herë të parë, mësuesja e re në Britani përfundon me pasoja fatale

Provoi kokainë për herë të parë, mësuesja e re

Një mësuese në Britani, e cila ishte kundër përdorimit të drogave ka ndërruar jetë pasi provoi kokainë për herë të parë. 35 vjeçarja Hannah McGurdy, prej vitesh i shprehte miqve e familjarëve ndjenjat e saj negative ndaj drogave.

Por u vu re një ndryshim tek jetesa e saj pasi i dha fund martesës me bashkëshortin dhe nisi një marrëdhënie lezbike me një ish-fqinje. Në muajin Janar, pasi konsumoi pije alkoolike në një mbrëmje, miqtë e lanë në shtëpinë e saj në Manchester. Ata e vunë në krevat dhe u larguan për ta lënë vetëm që të flinte gjumë.

Por 13 orë më vonë, e gjetën të vdekur. Testimet tregonin se ajo kishte pije dhe droga në trupin e saj. Bashkëshorti i saj foli për hetuesit dhe tha: “Kam qenë i martuar me Hannah për 12 vjet dhe ajo nuk merrte kurrë droga, ishte kundër tyre”. Ndërsa kur u pyet për sjelljen e saj, shtoi: “E shihja që nganjëherë nuk ishte vetvetja por nga pikëpamja ime, po bënte një punë të shkëlqyer si nënë”.

Testet e toksikologjisë treguan se Hannah kishte nivel të lartë alkooli dhe nivel të ulët kokaine në gjak. Mjeku ligjor Chris Morris vendosi që ta lidhje vdekjen e saj me konsumimin e alkoolit dhe drogës.

Më të lexuarat