BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

"Pse je i vetmi djalë...", Joe Biden humb sërish qetësinë me gazetarin, ja pyetja që e revoltoi

"Pse je i vetmi djalë...", Joe Biden humb sërish

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ende pa marrë detyrën ka nisur përplasjet me mediat.

Ai humbi qetësinë me një reporter të CBS News, i cili e pyeti në lidhje me planin e tij për të rikthyer fëmijët në klasa gjatë pandemisë COVID-19.

Shkëmbimi i tensionuar u zhvillua pikërisht kur Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris po përfundonin një takim me Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi.

Biden u kërkoi gazetarëve të largoheshin, por Bo Erickson, një reporter i CBS News i cili ka mbuluar Biden dhe fushatën e tij, i bëri presidentit të zgjedhur një pyetje.

'Zoti Biden, task forca COVID tha se është e sigurt që fëmijët të kthehen në klasa', dëgjohet të thotë Erickson, ndërsa reporterët e tjerë po largohen nga dhoma.

Erickson më pas pyet nëse Biden do të inkurajojë sindikatat e mësuesve për të bashkëpunuar në kthimin e studentëve në shkolla.

‘Pse je i vetmi djalë që bën gjithmonë pyetje?’, tha Biden i acaruar, ndërsa nuk pranoi t'i përgjigjej.

Në Twitter, shumë persona u zemëruan nga qëndrimi i Biden për Erickson, ndërsa gazetari u vlerësua për pyetjen e bërë.

‘Ishte një pyetje e shkëlqyer që meriton një përgjigje nga Biden,’ shkroi reporteri i Washington Examiner Jerry Dunleavy.

Më të lexuarat