BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Bota

Pse koronavirusi vret më shumë burrat sesa gratë? Flasin ekspertët dhe zbulojnë arsyet

Pse koronavirusi vret më shumë burrat sesa gratë? Flasin

Koronavirusi është shndërruar në një pandemi botërore dhe një pjesë e madhe e shteteve janë prekur nga COVID-19. Mirëpo nga statistikat e publikuara rezulton se gratë janë më të prekura sesa burrat nga koronavirusi.

Tymosja e cigareve, pirja e alkoolit dhe shëndeti i dobët në përgjithësi: këto janë disa nga arsyet se pse koronavirusi po u merr jetën më shumë burrave sesa grave. Të paktën kështu e kanë shpjeguar situatën disa ekspertë nga vende të ndryshme të botës.

Në vende të tilla si Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% e personave që rezultuan pozitivë për virusin dhe më shumë se 70% të atyre që kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit (ISS).

Edhe në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që kanë rezultuar pozitive është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e vdekjeve të raportuara janë mes burrave.

Rezultatet tregojnë se në këtë çështje nuk ndikon vetëm biologjia, por edhe sjellja e bazuar në gjini. Pra mënyra e ndryshme e jetesës mes meshkujve dhe femrave luan një rol vendimtar në mënyrën sesi trupi i tyre mund të përgjigjet ndaj koronavirusit

Por ndërsa zyrtarët shëndetësorë po fillojnë të marrin parasysh shifra, Shtetet e Bashkuara nuk po i publikojnë ende këto të dhëna që janë thelbësore për të kuptuar se cili grup është më i prekur nga Covid-19 në vend.