BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

Pse Turqia e ka përballuar kaq mirë COVID-19? Zëri i Amerikës tregon cilat janë dy arsyet e suksesit

Pse Turqia e ka përballuar kaq mirë COVID-19? Zëri i

Turqia ka deklaruar se ka ritmet më të ulëta të vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë. Sipas statistikave, Turqia rezulton më mirë se shumë vende të pasura evropiane.

Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, mjekët paralajmërojnë se vetëkënaqësia është e rrezikshme:

Kreu i Spitalit Sultangazi Haseki të Stambollit, Dr. Sonmez, bën vizitat e përditshme.

Spitali që ai drejton ka qenë që në fillim në vijën e frontit kundër COVID-19, duke shtruar pacientin e parë me këtë sëmundje.Pas trajtimit të 20 mijë pacientëve, Dr.Mehmet Sonmez, thotë se strategjia e reagimit agresive ndaj sëmundjes ishte çelësi i suksesit të Turqisë që thotë se ka ndër ritmet më të ulëta të vdekshmërisë në Evropë:

“Në trajtimin e pacientit ka shumë rëndësi që sëmundja të menaxhohet para se i sëmuri të kenë nevojë për kujdes intensiv. Kjo arrihet me masa të hershme dhe cilësore. Nëse pacienti ka nevojë për kujdes intensiv, rriten ritmet e vdekshmërisë”.

Me rënien e numrit të të shtruarve me COVID, personeli mjekësor shprehet disi i çliruar:

“Ne jemi fitimtarët në këtë betejë, të paktën në këto momente. Tani jemi në gjendje shumë më të mirë pasi kanë rënë rastet. Kjo na ka rritur motivimin, por ka rënë edhe lodhja dhe intensiteti,” thotë kryeinfermierja Merve Altinkaya.

Sultangazi është një ndër spitalet e reja shtetërore të ndërtuara në kuadër të investimeve masive të qeverisë në shëndetësi.

Po ashtu ka pasur zgjerim edhe të shërbimeve private spitalore në Stamboll. Prandaj kur epidemia goditi këtë qytet, sistemi nuk u stresua.

Po ashtu mjekëve iu dha liria e veprimit në reagimin me pacientët.

Ekspertët përmendin edhe faktin që Turqia ka një popullatë mesatarisht të re, si faktor për ritmet e ulëta të vdekshmërisë, pasi të rinjtë janë në përgjithësi më rezistentë ndaj kësaj sëmundjeje.

Krahasuar me vende perëndimore, një përqindje më e vogël e turqve në moshë të madhe jetojnë në qendra për të moshuarit.

Por vetëkënaqësia është armiku i ri. Tani që qeveria ka lehtësuar masat e izolimit fizik dhe po shtohen ritmet e testimit, ritmet e përhapjes së infeksionit rezultojnë dy herë më të larta.

“Sidomos në stinën e verës, njerëzit janë pak më të lirshëm, prandaj sëmundja bëhet edhe më e rrezikshme. Deri kur të zhvillohet vaksina, virusi do të jetë sfidë e pranishme në jetët tona. E kemi vetë në dorë, ne si shoqëri, për të mos e lejuar që ky moment optimizmi të kthehet në pesimizëm,” thotë Dr. Sonmez.

Specialisti dhe personeli i tij janë të vetëdijshëm se mund të kenë fituar betejën e fundit, por lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar ende./VOA