BREAKING NEWS

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte
x
BREAKING NEWS

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në
x
BREAKING NEWS

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për
x
BREAKING NEWS

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në
x
BREAKING NEWS

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x
BREAKING NEWS

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet
x

Bota

Publikohen të dhëna të frikshme për OMICRON/ Ky shtet pëson shok: Rekord historik i infeksioneve edhe pas dozës së 4-të të vaksinës. Zbardhen dyshimet e rënda

Publikohen të dhëna të frikshme për OMICRON/ Ky shtet

Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ku rastet e regjistruar vazhdojnë dhe shtohen.

Të dhëna shqetësuese dhe të frikshme vijnë nga Izraeli, ku vendi është gjithmonë një hap përpara në luftën kundër Covid-it, aq sa ka nisur edhe aplikimin e katërt të vaksinës para çdo shteti tjetër në botë.

Por, siç duket, gjërat nuk po shkojnë ashtu siç priteshin. Në fakt, Izraeli u godit nga varianti Omicron, duke arritur një rekord të ri të të gjitha kohërave të infeksioneve.

Vetëm ditën e djeshme janë regjistruar 71.593 raste të reja, thuhet në buletinin e publikuar mëngjesin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë. Të sëmurët rëndë që ndodhen të shtruar në spital gjithashtu u rritën në 526, nga 498 të martën në mbrëmje.

Këto shifra padyshim që frikësojnë botën. Ndërkohë, gjërat nuk po shkojnë mirë as në Itali, e cila mbetet ndër pesë vendet në botë që kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve të reja në shtatë ditë: mbi 1.2 milionë, 25% më shumë në krahasim me javën e kaluar, kundrejt +20. % e raportuar globalisht.

Këto janë shifrat e zbuluara nga OBSH në përditësimin më të fundit mbi pandeminë globale.

Midis 10 dhe 16 janarit, rekordi i infeksioneve i përket Shteteve të Bashkuara: 4,688,466 raste të reja, shifër kjo në përputhje me periudhën 3-9 janar.

E ndjekur nga Franca (2,012,943, + 26%), India (1,594,160, + 150%), Italia (1,268,153, + 25%) dhe Mbretëria e Bashkuar, ku megjithatë ka një rënie të infeksioneve.