BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Bota

Publikohen të dhënat e rëndësishme nga autopsitë e viktimave të COVID-19, mjekët përballen me të papriturën

Publikohen të dhënat e rëndësishme nga autopsitë e

Të dhënat tronditëse janë zbuluar pas kryerjes së autopsive te viktimat e Covid. Nga autopsitë ka rezultuar se ky virus i rrezikshëm prek trupin, duke shkaktuar mpiksje të gjakut.

Kjo deklaratë është bërë nga Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone. Disa pacientë me Covid-19 dihet se zhvillojnë problematika te koagulimit të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike”.

Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku në damarë dhe jo vetëm. “Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla”, deklaroi Dr Amy Rapkieëicz.

Sipas saj, “Kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkëri, por ne zbuluam mpiksje gjaku në çdo organ të trupit gjatë autopsisë”, tha ajo.

Autopsitë treguan gjithashtu diçka të pazakontë për qelizat e mëdha të palcës së eshtrave. Studiuesit shpresojnë të zbulojnë se si këto qeliza ndikojnë në mpiksjen e damarëve apo arterieve te gjakut.