BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Publikohet deklarata shokuese, profesori i njohur zbulon detajet e pathëna për ekzistencën e alienëve: Kanë firmosur një kontratë, kanë kërkuar që të mos shfaqen sepse njerëzimi nuk është...

Publikohet deklarata shokuese, profesori i njohur zbulon detajet e pathëna

Ish kreu i programit hapësinor izraelit: "Alienët kanë kërkuar që të mos shfaqen, njerëzimi nuk është ende gati". Trump donte t’ia zbulonte publikut"

Prof. Haim Eshed ishte drejtuesi i programit izraelit të sigurisë hapësinore nga 1981 deri në 2010. Në në rrjedhën e viteve ka marrë tre herë çmimin “Israel Security Aëard", dy herë për shpikje konfidenciale teknologjike.

Në një intervistë për 7 Days, botim i Yedioth Aharonoth, gazeta më e ndjekur izraelite, ai ka deklaruar: “Alienët kanë kërkuar që të mos shfaqen, njerëzimi nuk është ende gati”.

Profesor Eshed ndër të tjera, ka shtuar: "Qeniet jashtëtokësore kanë kërkuar të mos tregohet publikisht se ata janë këtu, pasi njerëzimi nuk është ende gati. Trump donte t’i zbulonte, por alienët e Federatës Galaktike thanë: "Prisni, i lini të qetësohen fillimisht. Nuk duam të krijojnë histeri masive”.

Sipas, profesorit izraelit, alienët janë duke pritur që njerëzimi të evoluojë dhe të arrijë një fazë ku përgjithësisht mund të kuptojë se çfarë është hapësira dhe anijet kozmike.

Eshed, thotë se ekziston një marrëveshje midis qeverisë amerikane dhe alienëve. “Ata kanë nënshkruar një kontratë me ne për të eksperimentuar këtu. Edhe ata po bëjnë kërkime duke u përpjekur të kuptojnë tërë strukturën e universit, dhe duan që ne të jemi ndihmues dhe bashkëpunues.

Ekziston një bazë nëntokësore në thellësitë e Marsit, ku ndodhen përfaqësuesit e tyre, dhe gjithashtu astronautët tanë amerikanë.

Po t’i kisha treguar pesë vjet më parë, këto që po them sot do të kisha përfunduar në… Tani nuk kam asgjë për të humbur”, thotë Eshed.

Eshed, 87 vjeç, ka një diplomë bachelor në inxhinieri elektrike nga Technion, një master dhe një doktoraturë në inxhinieri aeronautike. Në 1965, ai shërbeu në IDF Military Intelligence në pozicione drejtuese kërkimi dhe zhvillimi.

Në 1969, ai u dërgua nga IDF Military Intelligence për të studiuar për një doktoraturë në inxhinieri aeronautike në Shtetet e Bashkuara. Kur u kthye, ai u emërua shef i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit të Trupave të Shërbimit Sekret.

Ai doli në pension me gradën nënkolonel. Pas shërbimit ushtarak, u punësua si profesor në Technion’s Space Research dhe në vitin 1981 u bë drejtori i parë i “Challenge Program”, një njësi e Administratës për Kërkimin, Zhvillimin e Armëve dhe Infrastrukturës Teknologjike (Mapat) në Ministrinë e Mbrojtjes, përgjegjëse për projektet satelitore.

Ai u tërhoq nga Ministria e Mbrojtjes në Tetor 2011, pasi kishte komanduar lëshimin e 20 satelitëve izraelitë.

Libri i tij më i ri është “Universi Përtej Horizontit – biseda me Profesor Haim Eshed të regjistruara nga Hagar Yanai botuar nga Yedioth Aharonoth, (The Universe Beyond the Horizon – conversations ëith Professor Haim Eshed)

Më të lexuarat