BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Bota

Publikohet “Non Paper” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ja si pritet të veprohet

Publikohet “Non Paper” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Ditën e djeshme është bërë publik një “Non Paper” që supozohet të japë një zgjidhje për situatën e krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, situatë e cila ka ndikuar më tej edhe me mos hapjen e negociatave për integrimin evropian të Maqedonisë. Klan Macedonia, media e cila ka publikuar këtë dokument, ka siguruar se për të janë në dijeni qeveritë respektive në Maqedoni dhe Bullgari, madje është bërë me dije se mbi dokumentin kanë dijeni edhe disa nga shtetet më të fuqishme të unionit, shtete të cilat bë të vërtetë janë duke punuar dhe janë shumë të interesuar mbi zgjedhjen e këtij ngërçi m qëllim integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në organizatat evropiane dhe euroatlantike përbën një çështje të sigurisë afatgjatë me epërsi të lartë. Nga disa çështje të hapura, sikurse zgjidhja përfundimtare për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, revidimi i funksionalitetit të federatës së Bosnje e Hercegovinës, një sfidë akute që krijon ngërç politik të të gjithë rajonit është edhe stopimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Krahas Shkupit dhe Sofjes, mosbesimi përçohet edhe në Beograd dhe Prishtinë; Tirana tashmë ndjehet e rrezikuar për shkak të sistemit joformal të lidhjes me Shkupin në rrugën e integrimeve evropiane, ndërsa është çështje kohe kur do të soset durimi edhe i Athinës zyrtare e cila edhe më tej është nën veprimin e anestezisë politike nga Marrëveshja e Prespës”, kështu nis ky dokument. Sipas këtij “Non Paper-i”, si Maqedonisë së Veriut ashtu edhe Bullgarisë, i është ofruar një zgjidhje sipas asaj që klasifikohet si parim dual, çka do tu lejonte të dyja palëve aspektin e vet të ngjarjeve unike historike. Ky “Non Paper” ka gjithsej tre pika dhe nis me faktin që Republikës së Bullgarisë do t’i jepen garanci për përforcimin e konceptit të tanishëm të kombit-shtet, me ç’rast do t’i njihet konteksti historik për prejardhjen bullgare të qytetarëve të saj pa përjashtim. Me këtë Bullgaria do të çlirohet nga trauma se përmes të drejtave të pakicave do t’i rrezikohet stabiliteti dhe siguria afatgjatë. Ndërkohë nga ana tjetër bëhet me dije se në Maqedoninë e Veriut do të përforcohet konteksti i shoqërisë shumetnike nëpërmjet përfshirjes edhe të narrativës bullgare. “Bullgarët do të futen në Kushtetutë, njësoj si dhe bashkësitë e tjera etnike(saktësisht – si pjesë e popullit bullgar). Shoqatat e bullgarëve me këtë do të fitojnë mbrojtje dhe kujdes të veçantë nga shteti për të kultivuar, të promovojnë mësimin e aspektit të tyre të ngjarjeve historike dhe kjo do t’ju garantohet me Kushtetutë”, vijon dokumenti. Më tej sqarohet se pjesa shumicë e popullit sllav që e identifikon veten si maqedonase dhe të cilët konsiderojnë kontekstin historik për veçantinë e popullit maqedonas, do ta ruajë mundësinë e aspektit dhe të narrativës së vet të kësaj historie të përbashkët. Kjo nënkupton sipas dokumentit se do të ekzistojë një e vërtetë faktike që përbën veprim empirik shkencor, por që do t’i mundësohet aspekt dual për definimin e kontekstit dhe rëndësisë kombëtare për identitetet e të dy popujve. Në “Non Paperin” që synon të normalizojë marrëdhëniet mes Bulgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sqarohet se sistemi dual do të zbatohet edhe në sistemin arsimor, aty ku do të rekomandohet konteksti i ngjarjeve historike, do të përfshihet shpjegimi dual, me vërejtje të posaçme për narrativën bullgare, aty ku ajo dallon nga narrativa shtetërore e Maqedonisë së Veriut. Pika e tretë dhe e fundit e trajtuar në Non Paper, është ajo e gjuhës maqedonase dhe përdorimi i emrit të shkurtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Çështja e gjuhës dhe përdorimi i emrit të shkurtër për Maqedoninë e Veriut duhet të zgjidhet sipas asaj që është propozuar nga propozimet e kryesuesve të radhët të BE-së – Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë që jozyrtarisht u morën parasysh si të pranueshme për të dyja palët”, përfundon dokumenti. Në dokument nuk është lënë pa përmendur edhe prania e kanosjeve hibride ruse dhe forcimi gjithmonë e më shumë në rajon i fuqisë ekonomike të Kinës.