BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Publikohet raporti i frikshëm: Çfarë do të ndodhë deri në vitin 2050

Publikohet raporti i frikshëm: Çfarë do të ndodhë

Në një raport të Bankës Botërore thuhet se ndryshimet klimatike mund të detyrojnë më shumë se 200 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre në tre dekadat e ardhshme, e të krijojnë pika të nxehta migrimi nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të zvogëluar emetimin e gazit karbonik si dhe për të kapërcyer hendekun e zhvillimit në nivel global.

Në raportin e botuar të hënën trajtohet ndikimet e ndryshimeve klimatike, sikurse mungesa e ujit, ulja e produktivitetit të të korrave dhe rritja e nivelit të detit, që mund të bëjnë që miliona të emigrojnë deri në vitin 2050, një zhvillim që mund të ndodhë sipas tre skenarëve të ndryshëm.

Sipas skenarit më pesimist, atij me një nivel të lartë emetimi të gazit karbonik dhe zhvillimi të pabarabartë, raporti parashikon që 216 milionë njerëz të lëvizin brenda vendeve të tyre në gjashtë rajone.

Këto të fundit përfshijnë Amerikën Latine; Afrikën Veriore; Afrika Nënsahariane, Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe atë Jugore, Azinë Lindore si dhe Paqësorin.

Në skenarin më miqësor ndaj klimës, me një nivel të ulët emetimesh dhe zhvillim gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm, numri i emigrantëve mund të jetë deri në 80% më i ulët, por prapë të rezultojë në lëvizjen e 44 milionë njerëzve.

Raporti nuk trajton ndikimet afatshkurtra të ndryshimeve klimatike, të tilla si efektet e motit ekstrem.

Gjetjet "ripohojnë fuqinë e klimës për të nxitur migrimin brenda vendeve", thotë Viviane Wei Chen Clement, eksperte e çështjeve që lidhen me ndryshimet klimatike në Bankën Botërore si dhe një nga autoret e raportit.

Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike në migracion nuk është i ri, ai shpesh është pjesë e një kombinimi faktorësh që i shtyjnë njerëzit të lëvizin. Njerëzit e prekur nga konfliktet dhe pabarazia janë gjithashtu më të prekshëm nga ndikimet e ndryshimit të klimës pasi kanë mjete të kufizuara për t'u përshtatur.

Raporti paralajmëron gjithashtu se pikat e nxehta të migrimit mund të shfaqen brenda dekadës së ardhshme e të intensifikohen deri në vitin 2050. Planifikimi është i nevojshëm si në zonat ku njerëzit do të lëvizin, ashtu edhe në ato zonat që ata do të braktisin.

Raporti rekomandon ndër të tjera arritjen e objektivit për “emetimin zero të gazit karbonik deri në mesin e shekullit për të pasur një mundësi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celcius sikur investimet në zhvillimin e gjelbër, elastik e gjithëpërfshirës, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit".

Ekspertët paralajmërojnë se skenari më i keq ka shumë gjasa të ndodhë nëse nuk ndërmerren veprime kolektive për të zvogëluar emetimin e gazit karbotik dhe për të investuar në zhvillim, veçanërisht në dekadën e ardhshme./voa