BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Bota

Publikohet shifra e frikshme nga Italia, e pabesueshme sesa punonjës shëndetësorë janë prekur nga koronavirusi

Publikohet shifra e frikshme nga Italia, e pabesueshme sesa punonjës

Një tjetër shifër alarmante vjen nga Italia, sa i takon stafit mjekësor të infektuar me COVID-19.

Duke cituar sindikatën “Assomed Anaao”, agjencia italiane e lajmeve “ANSA” raporton se janë infektuar deri më tani  5000 punonjës shëndetësorë.

Kjo sindikatë bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për t’u ofruar të gjithë punëtorëve pajisje mbrojtëse.

Shefja e sindikatës së Piemonte, Chiara Rivetti deklaroi se të martën dy kirurgë të tjerë ishin vendosur në pajisjet për frymëmarrje për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.

Kujtojmë se deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6,820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.