Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

Publikohet shifra, Rusia cakton sa do të jetë çmimi për vaksinën anti-Covid

Publikohet shifra, Rusia cakton sa do të jetë çmimi për

Në një prononcim për mediat, kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm,- e cila është dhe kompania ruse e cila pretendon se ka zbuluar vaksinën ndaj COVID-19-, Alexei Repik, ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse ndaj koronavirusit, për tregun ndërkombëtar, fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.

“Çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza për tregun e eksportit”, u shpreh Alexei për kanalin televiziv Rusia-24.

Ai tha se çmimi do të ndryshojë në të ardhmen, nëse prodhimi i vaksinës do të arrijë një shkallë të mjaftueshme industriale. Sakaq, Rusia është vendi i parë deri më tani që ka njoftuar krijimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri.

Ky fakt ka ngjallur debat ndërkombëtar, duke qenë se Organizata Botërore e Shëndetit dhe shtete të tjera të fuqishme, e shohin me skepticizëm dhe dyshim efikasitetin e kësaj vaksine.