BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Bota

Publikohet studimi i fundit, ja çfarë ndodh me asimptomatikët e prekur nga COVID-19

Publikohet studimi i fundit, ja çfarë ndodh me asimptomatikët e

Njerëzit të cilët nuk shfaqin simptoma gjatë kohës që janë me koronavirus janë po aq të prekur sa ata që kanë simptoma. Në këtë përfundim ka dalë së fundmi një studim, koreano-jugor. Sipas studimit rastet asimptomatike përbëjnë një pjesë të madhe të infektimeve me koronavirus, por  megjithatë studiuesit nuk janë në gjendje të thonë se sa qëndron virusi tek këto njerëz.

Të infektuarit u monitoruan nga një qendër trajtimi duke i dhënë mundësinë shkencëtarëve të shikonin se sa mund të zbulohej virusi përmes hundës apo pështymës në fyt. Studimi u bë me 1886 persona ku si rezultat doli se njerëzit pa simptoma kishin të njëjtën sasi virusi në hundë dhe fyt si personat me simptoma. Personat që u morën në studim ishin të rinj dhe më të shëndetshëm.

Studimi tregoi që virusi mund të zbulohej tek njerëzit asimptomatikë në periudha të ndryshme kohe.

Koreja e Jugut ishte e aftë që të identifikonte dhe izolonte rastet asimptomatike nëpërmjet testimeve masive që prej fillimit të Marsit./ New York Times