Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

Publikoi bilancin e vërtetë të Covid-19, autoritetet e këtij shteti marrin vendimin drastik ndaj gazetës

Publikoi bilancin e vërtetë të Covid-19, autoritetet e këtij

Autoritetet në Iran kanë mbylluar një gazetë vendase, e cila sipas Daily Mail, ka publikuar një intervistë ku tregohet bilanci i vërtetë i personave të vdekur dhe të infektuarve me koronavirus,

Gazeta “Jahan-e Sanat”, e fokusuar te problemet ekonomike raportohet të ketë publikuar një intervistë një një ish anëtari të Task Forcës kombëtare kundër koronavirusit, i cili shprehet se bilanci i viktimave dhe të infektuarve është 20 herë më i lartë nga shifrat që publikojnë autoritetet.

Epidemiologu Mohammadreza Mahboubfar deklaron se shifrat zyrtare janë vetëm 5% e të dhënave të vërteta të cilat flasin për 37 mijë viktima dhe 6.5 milionë të infektuarve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë reagoi menjëherë duke thënë se Mohammadreza Mahboubfar nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Task Forces anti-Covid.

Mahboubfar tha mes të tjerash për gazetën se rasti i parë me koronavirus në Iran është regjistruar në Janar, ndërkohë që autoritetet e deklaruan zyrtarisht vetëm më 19 shkurt.