
Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Pushkatohet një person në mes të një province, Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2022

Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik. Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi militant rimori pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha më 7 dhjetor se zyrtarët e lartë të grupit morën pjesë e ekzekutimit të një burri nga qarku Injil në provincën Herat. Ai pretendohet se ka pranuar se ka vrarë një person me thikë dhe i ka vjedhur motoçikletën dhe telefonin, gjatë një grabitjeje pesë vjet më parë.
Disa zyrtarët të lartë talibanë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdul Ghani Baradar, ishin prezentë gjatë ekzekutimit, tha zëdhënësi i Qeverisë, Bilal Karimi. Përveç Baradarit, i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sirajuddin Haqqani dhe udhëheqësit e gjyqësorit dhe dikastereve të tjera qeveritare. Agjencia e lajmeve Reuters tha se ekzekutimi i krye në pjesën perëndimore të Afganistanit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me ekzekutimin në publik, tha zëdhënësja e tij, Stephanie Tremblay. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. OKB-ja është kundër dënimit me vdekje”, tha ajo dhe shtoi se OKB-ja bën thirrje për rikthimin e moratoriumit për dënimet me vdekje në Afganistan.
Talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, në kohën kur trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga shteti, pas dy dekadash. Grupi militant ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave sa i përket punës dhe arsimimit. Shumica e shteteve të botës nuk e njohin Qeverinë e udhëhequr nga talibanët për shkak të shqetësimeve se militantët nuk do t’iu përmbahen premtimeve për të respektuar të drejtat e njeriut. Megjithatë, më 17 mars Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të krijuar lidhje zyrtare me Afganistanin. Dënimet me vdekje janë zbatuar gjatë regjimit të mëhershëm taliban nga viti 1996-2001, periudhë kur ekzekutimet dhe ndëshkimet kryheshin para turmave të mëdha./REL
Më të lexuarat


A ka shpresë për bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës? Kancelari Scholz jep lajmin 'e hidhur'

Protestoi kundër sistemit të drejtësisë, merret vendimi për regjisorin e njohur

Shifrat e frikshme! Thuajse 1 vit nga lufta, Ukraina bën bilancin: Ja sa rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

"Nëse nuk do të mbështesnim Ukrainën...", Meloni del me deklaratën: Para datës 24 shkurt do të jem në Kiev

Sistemi i mbrojtjes ajrore/ "Shuplakë" e fuqishme për Rusinë, arrihet marrëveshja e madhe Itali-Francë për Ukrainën

Çfarë ndodhi? Disa javë pas nisjes së monitorimit të flotës ruse, helmohet uji në bordin e një anije të Britanisë së Madhe, marinarët përfundojnë në spital

Presidenti Biden "lan duart" dhe nuk merr përgjegjësi për inflacionin: Çmimet kanë qenë në rritje që kur kam marrë detyrën

Moti i keq bën "kërdinë" në këtë vend, mbyten tre fëmijë

Presidentja Von der Leyen zbulon vendimin e prerë, ja çfarë do ndodhë duke nisur nga dita e dielë

Arrestohet i riu shqiptar në Itali pasi u kap me drogë, policia zbardh detajet
