
“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Kina mashtron Perëndimin, Xi Jinping në fshehtësi të plotë po i mbush xhepat me para Vladimir Putinit, ja prapaskenat e bujshme

Putin bisedë telefonike me Macron, siguron që nuk planifikon sulm ndaj Ukrainës dhe bie dakord për vijim të bisedimeve me perëndimin

Shkruar nga Sonila ELEZI 29 Janar 2022

Situata në lidhje me një sulm të papritur rus ndaj Ukrainës, është kthyer tashmë në një “tregim dhëmbësh” mes Perëndimit dhe Rusisë, situatë e cila ngelet vetëm këtu dhe nuk sjell as sanksione ndaj Moskës siç ka kërcënuar perëndimi. Ditën e djeshme, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Kremlini nuk dëshiron luftë, por se nuk do të lejonte që interesat ruse të të shkelen në mënyrë të vrazhdë dhe të injorohen. Në lidhje me përgjigjen e marrë nga SHBA mbi kërkesat ruse, Lavrov tha se propozimet e Shteteve të Bashkuara ishin më të mira se ato që Rusia mori nga NATO-ja, duke shtuar se pret të takohet përsëri me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në javët e ardhshme. Dje ka pasur edhe një telefonatë mes dy presidentëve, atij rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje mbi situatën e tensionuar. Gjatë bisedës, Putin i tha Macronit se donte të vazhdonte dialogun me Perëndimin dhe nuk donte që situata pranë Ukrainës të përshkallëzohej. Detajet janë bërë me dije për Reuters nga një zyrtar i presidencës franceze. Moska ka grumbulluar trupa pranë Ukrainës dhe ka kërkuar garanci sigurie nga Perëndimi. "Presidenti Putin tha se donte të vazhdonte dialogun dhe se ne duhej të punonim drejt zbatimit të marrëveshjeve të Minskut. Ai tha se nuk donte një përshkallëzim. Macron e bëri të qartë se sovraniteti i vendeve fqinje duhet të respektohet ", tha zyrtari duke iu referuar bisedimeve katërpalëshe midis Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës.
Rusia
Pas mbajtjes së një telefonate një orëshe mes Putin dhe Macron, Kremlini ka shpërndarë një deklaratë në lidhje me detajet e bisedës mes dy liderëve. Moska sqaroi se Putin i tha Macronit se Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk kishin adresuar kërkesat kryesore të sigurisë së Rusisë në ngecjen e tyre mbi Ukrainën, por se Moska ishte e gatshme të vazhdonte të bisedonte. “Përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s nuk kanë marrë parasysh shqetësimet themelore të Rusisë”, thuhej në deklaratë. Kujtojmë se SHBA-ja dhe aleanca perëndimore kanë hedhur poshtë me vendosmëri çdo lëshim për kërkesat kryesore të Moskës, duke refuzuar ndalimin e përhershëm të Ukrainës nga anëtarësimi në NATO dhe duke thënë se dislokimet aleate të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Evropën Lindore janë të panegociueshme. "Çështja kryesore është injoruar, domethënë se si SHBA dhe aleatët e tyre llogarisin në... zbatimin e parimit sipas të cilit askush nuk duhet të përforcojë sigurinë e saj në dëm të vendeve të tjera", tha presidenti rus, sipas deklaratës së Kremlinit. Putin shtoi se Rusia do të vendosë për reagimin e saj pasi të studiojë detajet e përgjigjeve nga rivalët e saj gjeopolitikë. Biseda Putin –Macron është paraqitur shumë pozitivisht nga Parisi, duke e quajtur një zhvillim të jashtëzakonshëm faktin që dy presidentët janë dakorduar për domosdoshmërinë e një çtensionimi të situatës dhe për të vijuar me dialogun që ka në qendër krizën në Ukrainë. "Presidenti Putin nuk shprehu asnjë qëllim ofendues. Ai tha shumë qartë se nuk po kërkonte konfrontim", tha zyra e Macron. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, tha të premten se Rusia po deklaron se nuk dëshiron luftë, por e ka vendosur “armën mbi tavolinë” në bisedimet me ShBA-në duke grumbulluar trupa në kufijtë e Ukrainës. Ai e përshkroi si të jashtëzakonshëm grumbullimin e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë dhe tha se kjo gjë nuk mund të shpjegohet si ushtrim i rregullt ushtarak. “Kjo është e barasvlershme me këtë situatë: nëse unë dhe ti do të ishim duke bërë një diskutim ose bisedim, nëse unë vendos një armë mbi tavolinë dhe them se vij në paqe, kjo është kërcënuese dhe kjo është ajo që e shohim tash. Ne shpresojmë që qeveria ruse është e vërtetë ndaj fjalës së vet dhe nuk planifikon e nuk e pushton më tej Ukrainën, por faktet sugjerojnë se e ka aftësinë e tanishme për ta bërë këtë”, tha Sullivan. Ai tha se Uashingtoni tani është duke e pritur përgjigjen ruse ndaj dokumenteve me shkrim të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Diplomati amerikan tha se në dokumentet e ShBA-së dhe NATO-s ka mënyra për ta qetësuar krizën me propozime për transparencë më të madhe rreth ushtrimeve ushtarake në Evropë si dhe për shitjet e armëve për Ukrainën.
Më të lexuarat


Ndryshon strategjia/ Propozimi i ri i Zelenskyt për të ‘goditur’ Rusinë së bashku me shtetet aleate, presidenti thirrje urgjente: Firmosni që Moska të paguajë…

Kina mashtron Perëndimin, Xi Jinping në fshehtësi të plotë po i mbush xhepat me para Vladimir Putinit, ja prapaskenat e bujshme

Rezervat botërore të ushqimit në rrezik, paralajmërimi i frikshëm që po frikëson Evropën

Bëhen gati raketat atomike dhe aeroplanmbajtëset, ja fronti i ri sekret i luftës midis NATO-s dhe Rusisë që do të tronditë gjithë botën

Shoigu kërcënon Evropën, Rusia i përgjigjet zgjerimit të NATO-s me baza të reja ushtarake, ja çfarë do të ndodhë deri në fund të vitit

Zbardhet mesazhi nga SHBA për Serbinë, ja kërkesa e fortë e Joe Biden për Kosovën

“Raketat tona mund të shkatërrojnë gjysmën e bregdetit të SHBA”, aleati i Vladimir Putinit kërcënon hapur perëndimit dhe i mburret fëmijëve për katastrofën që mund të shkaktojnë

“Është me rëndësi të madhe që Bosnja të mbetet neutrale”, lideri serb në Bosnjë i del kundër BE-së: Nuk mund t’i bashkohemi sanksioneve ndaj Rusisë!

Rusia nuk ndalet në Ukrainë, vijon bombardimet, Zelensky: Donbasi është kthyer në një ferr të vërtetë

Nuk u largua nga rrënojat deri sa gjeti.../ Humbi gruan dhe foshnjën 3-muajshe nga bombardimet ruse, ukrainasi prek botën me rrëfimin e tij: Humbi e gjithë jeta ime
