BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Bota

Putin kalon vijën që vë në rrezik sigurinë e botës, ja pse bomba që do të hidhet në kufi me Europën është 10 herë më e fuqishme se ajo e Hiroshimës

Putin kalon vijën që vë në rrezik sigurinë e

Tre deri në katër muaj përpara se të arrihet përshkallëzimi përfundimtar i luftës në Ukrainë thuhet se do të kemi përdorimin i armëve bërthamore. Vladimir Putin ka folur qartë dhe ka kaluar vijën kufitare që vë në rrezik sigurinë e të gjithë botës. Siç raporton Repubblica, presidenti i Rusisë nuk mund të kthehet më pas, edhe për faktin se përdorimi i bombës atomike konsiderohet ende si një shtyllë e strategjisë ushtarake të Moskës. Përditësimi më i fundit i doktrinës së përdorimit të pajisjeve të tilla u përditësua në vitin 2020 dhe nuk është absolutisht e paimagjinueshme të përdoret bomba atomike në një konflikt të vogël - siç është ai me Kievin - dhe jo vetëm të merret në konsideratë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me SHBA dhe NATO.Gazeta zbulon se reflektimi më i madh është se ku Putini mund të vendosë të hedhë armën taktike, e cila ka një kokë luftarake midis 0.2 dhe dyqind kilotonësh: bomba e Hiroshimës kishte një fuqi prej njëzet kilotonësh, kështu që Moska mund të hedhë një bombë me kapacitet dhjetë herë më i lartë se ai i parë në Luftën e Dytë Botërore. “Synimi, pra disiplina që përcakton zgjedhjen e objektivave, është një sintezë e vlerësimeve komplekse politike dhe ushtarake, në të cilat përllogaritja e dëmit të shkaktuar shoqërohet me atë të hakmarrjes së mundshme”, shpjegon Repubblica, sipas të cilës, liderët e NATO-s kanë vënë në tabelë dy hipoteza.E para është se Rusia goditi Ishullin e Gjarpërinjve, një simbol i rezistencës së Ukrainës në fazën e parë të luftës dhe më pas përsëri në kohët më të fundit, kur forcat e Kievit e rimorën atë pas muajsh kontrolli armik. Ishulli do të fshihej nga reja e kërpudhave dhe strategët ushtarakë të Kremlinit theksojnë në vlerësimet e tyre paraprake se nuk do të kishte viktima civile dhe shiu i hirit të kontaminuar do të shpërndahej në det. Skenari tjetër i marrë në konsideratë, shumë më i tmerrshëm, është shkatërrimi i një qyteti në rajonin e Lviv, qyteti më perëndimor i Ukrainës. Hedhja e armës bërthamore në kufirin me Evropën do të shkaktonte mijëra vdekje dhe lëndime dhe rënia do të shtrihej në Poloni dhe shtetet baltike. Një fyerje e vërtetë për të gjithë Perëndimin. Vladimir Putini kërcënon me armë bërthamore Pak ditë më parë, Vladimir Putin në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit rus, që pas fillimit të luftës në Ukrainë, shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak. Putin deklaroi se është shumë e nevojshme për të marrë masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat. Putin shton se dekreti tashmë është firmosur dhe mobilizimi i pjesshëm nis prej ditës së sotme. Sipas këtij vendim, pritet që ushtrisë t’iu bashkohen rezervistët, ndërkohë që edhe qytetarët që dëshirojnë të mobilizohen do të kenë statusin e forcave të armatosura. Ministri rus i mbrojtës tha se janë 300,000 rezervistë që do të thirren për të luftuar.Lideri rus akuzoi Perëndimin se ka për qëllim që të shkatërrojë Rusinë dhe se po i përdor ukrainasit si ‘mish për top’. Ai shtoi se vendet perëndimore po e tregojnë nga dita në ditë se nuk duan paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Putin tha se i mbështet referendumet urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus, si në Dontesk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson. “Dekreti është nënshkruar, është çështje e mbrojtjes së territorit tonë të vendit tonë”- tha presidenti në fjalimin para popullit ditën e sotme.Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Vetë Perëndimi e ka bërë popullin ukrainas mish për top. Synimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht të çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës’.Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit të referendumit për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj.

Më të lexuarat