Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Putin në Beograd: Veprimet e Prishtinës rrezikojnë qëndrueshmërinë në Ballkan

Postuar: 18/01/2019 - 07:30

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar dje nga Beogradi autoritetet e Kosovës për veprimesh provokuese ndaj Serbisë që sipas tij mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë në Ballkan. Putin vjen në Serbi në vizitën e tij të katërt që nga viti 2001, në një angazhim të ri për forcimin e lidhjeve me Serbinë. Ai u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin së bashku më pas vunë kurora lulesh në “Varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit”, para se të bisedonin kokë më kokë, e më pas edhe me delegacionet e të dyja vendeve. Kreu i Kremlinit kritikoi vendimin e Kosovës për formimin e ushtrisë dhe taksën ndaj mallrave serbe. “Opinioni i Rusisë është i ditur dhe nuk ka ndryshuar. Ne kemi rënë dakord për një zgjidhje mes Kosovës  e Serbisë bazuar në rezolutën 1244 të OKB”, tha ai, duke iu referuar dokumentit që rregullon mandatin e forcave të OKB pas konfliktit të viteve 1998-1999.  Sipas Putin vendosja e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë si dhe themelimi i ushtrisë së Kosovë ka tensionuar situatën në rajon. Putin tutje ka thënë se hapat që ka ndërmarrë Kosova në vitet e fundit mund të çojnë në destabilizimin e Ballkanit. “Lëvizje te fundit të Kosovës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë kanë shkaktuar tensione serioze”, është shprehur ndër të tjerash presidenti rus Vladimir Putin.

Vuçiç: Pa Rusinë nuk ka zgjidhje me Kosovën

Presidenti serb, tha se një pjesë e mirë e bisedimeve me presidentin rus i është kushtuar Kosovës, ndërsa theksoi se është ende larg arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën. Ai tha se e ka njoftuar presidentin rus për siç tha “tarifat e paligjshme të Kosovës ndaj Serbisë”, pa heqjen e të cilave Serbia nuk do të vazhdojë bisedimet. “Kam njoftuar presidentin rus për themelimin e ushtrisë së Kosovës, dhe gatishmërinë e Serbisë për bisedime e kompromis, por nuk do të thotë se lejojmë përuljen e saj”. Ndërsa presidenti serb ka thënë se Serbia ka qenë gjithmonë e gatshme për bisedime dhe kompromise. “Kam frikë se disa njerëz nuk janë të gatshëm për kompromise. Ne do të vazhdojmë që të kërkojmë diçka të tillë. Pa Rusinë nuk do të ketë zgjidhje për çështjen e Kosovës. Para çdo zgjidhjeje, unë do të konsultohem me Putinin”, ka thënë ndër tjerash Vuçiç. Kjo vizitë e Putinit nga ana e Serbisë, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, është parë si një vizitë e rëndësishme politike në një kohë kur ekziston një mundësi në rritje e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive kryesore në botë për zgjidhjen e çështjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mitrovica me flamuj rus, foto të Putin

Dje në veri të Mitrovicës ishin vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe pankarta me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”. Mediat vendase raportonin se fotografitë, flamujt dhe mbishkrimet, janë vendosur mbrëmë gjatë natës nga njerëzit e Milan Radojiçiç, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Ndërsa ankesa për prishje të pankartave dhe flamujve dekorativë erdhën nga disa qendra etnike serbe që fajësonin shqiptarët por dhe ndërkombëtarët në Kosovë. Qytetarët e Leposaviç thanë se ushtarët e KFOR i kanë shkarravitur posterat e presidentit Vladimir Putin të vendosura nëpër mure në gjithë Veriun e Kosovës. Qytetarët serbë dje në mëngjes janë ankuar në mediet serbe se ushtarët e KFOR i kanë shkatërruar fotografitë e Putinit me grafite të ndryshme. Militanti i njohur dhe “studenti” në veri të Mitrovicës Filip Fiqoviç ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter se natën e kaluar ushtarët e NATO-s kanë shkruar grafite mbi fotografitë e Putinit nëpër bilborde në afërsi të Mitrovicës në fshatin Ballaban.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 21:49

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia nuk është më e aftë të përballojë një tjetër valë të mundshme emigracioni, raportonte agjencia vendase Anadolu.
 

Postuar: 19/02/2019 - 19:48

Shtatë fëmijë, të gjitha anëtarë të një familjeje siriane që kishte ardhur në Kanada dy vjet më

Postuar: 19/02/2019 - 18:29

Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka marrë sot gjatë vizitës në Pakistan dhuratën ironike të

Postuar: 19/02/2019 - 18:09

Një sulm me armë ndodhi pak më parë në rrugën La Canebière të qytetit jugor francez Marseille.

Postuar: 19/02/2019 - 17:48

Një këshilltar i presidentit sirian Bashar Asad tha sot se lideri turk Rexhep Tajip Erdogan po

Postuar: 19/02/2019 - 17:38

Zyrtarët e marinës së SHBA kanë mohuar sot raportimet se aktori i njohur Tom Cruise ishte i pas

Postuar: 19/02/2019 - 17:22

Për Karl Lagerfeld ajo ishte një nga dashuritë e mëdha: e bukur, e llastuar, dhetashmë trashëgi