Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Bota

Putin tha se Rusia do ta prodhojë vaksinën ndaj Covid-19, por s'do ta besoni cili është shteti që pritet të triumfojë në këtë 'luftë' të ashpër garash

Putin tha se Rusia do ta prodhojë vaksinën ndaj Covid-19, por

Që kur ra pandemia e koronavirusit, shumë grupe ekspertësh shëndetësorë dhe kompani të ndryshme nga gjithë bota, nxituan për të gjetur një vaksinë ndaj Covid-19.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një kompani në Argjentinë është duke punuar për prodhimin e 400 milionë dozave të vaksinës ndaj Covid-19, nën kujdesin e një kompanie, e cila njihet me emrin Astra Zeneca.

Fillimisht, vaksina mendohet se do të shpërndahet në Meksikë, ndërsa më vonë edhe në shtete të tjera të globit.

Drejtori i kompanisë tha se vaksina ndaj Covid-19 mund të nisë të shpërndahet nëpër Amerikën Latine, në prill ose në maj 2021. Ai shtoi se cmimi i kësaj vaksine nuk do të jetë më shumë se 3 dollarë amerikanë.

Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia po bën një hap të madh, duke bërë të mundur shpikjen e vaksinës ndaj koronavirusit. Ai tha se Moska ka prodhuar tashmë vaksinën që quhet “Sputinik V”, shtoi se këtë vaksinë e ka provuar edhe vajza e tij, por të gjitha deklarimet ishin të dyshimta.

U bënë tashmë gati 8 muaj që bota vazhdon të vuajë nga pandemia e Covid-19. Deri tani, nga virusi kanë vdekur më shumë se 763 mijë njerëz, kurse janë infektuar më shumë se 21 milionë në mbarë rruzullin tokësor.

Më të lexuarat