
Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e ish-zyrtarëve të Durrësit dhe Vangjush Dakos

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Putin viziton Mariupolin, zyrtari ukrainas e krahason me Hitlerin: Aty kuptoi edhe ai që kishte humbur

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Mars 2023

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar gjatë fundjavës qytetin e Mariupolit, një qytet ukrainas në rajonin e Donetskut, i cili është pushtuar nga forcat e Moskës që nga maji i vitit të kaluar. Putin fluturoi për në Mariupol me helikopter dhe udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët. Putin ka premtuar se Moska do të ndërtojë më shumë lagje banimi në Mariupol, në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut. Gjatë vizitës së tij në qytetin lindor të Ukrainës, Putin foli me një banor vendas, i cili e përshkroi vendin si "një cep i vogël i parajsës", njoftoi agjencia e lajmeve Tass. Dhe presidenti rus tha: "Ne do ta zgjerojmë atë". Ky besohet të jetë udhëtimi i parë i Putin në Ukrainë, që prej pushtimit gati një vit më parë. Vizita vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar për Putin, për krime lufte. Po ashtu, edhe një ditë pasi udhëheqësi rus udhëtoi në Krime për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit të Detit të Zi nga Ukraina. Mariupol për disa muaj ishte qendër e betejave të ashpra, por ra në duart e rusëve pas tërheqjes së batalionit “Azov”. Sakaq, reagimet nuk kanë munguar. Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas, ka bërë një krahasim interesant në Twitter, mes Putinit dhe Hitlerit. “Edhe një diktator tjetër vizitoi Mariupolin. E dimë historinë e tij sesi ka përfunduar. Shumë historianë pohojnë se këtu Hitleri e kuptoi për herë të parë se lufta ishte humbur”, shkroi Gerashchenko. Nga ana tjetër, shumë ekspertë perëndimorë po e shohin vizitën e Putinit në Ukrainë si një spektakël të dështuar.
Më të lexuarat


E rëndë/ Helmohen 80 nxënëse në një shkollë, zbardhen detajet e para

Ngrihet alarmi/ Ndodh fenomeni i pazakontë, “mbeturinat” e yjeve që vdesin mund të lëshojnë...

Ngrihet alarmi/ Eksperti britanik del me paralajmërimin e frikshëm: Pas dy vitesh inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të vrasë njerëz

A do të preket Shqipëria? Meteorologu del me parashikimin e frikshëm: Italia në një zonë të rrezikshme konvergjence

“The Economist”: Rusia do ta shfrytëzonte nëse KFOR do ta vriste një serb në Kosovë

Del imazhi i parë satelitor i shpërthimit të digës së HEC-it në Ukrainë (Video)

Papa Françesku përfundon në spital

Kaos i paparë në Kremlin, një luftë civile mund të shpërthejë brenda vendit, rusët po marrin peng njëri-tjetrin, ja goditja e rëndë që ka marrë Vladimir Putin

Moti i keq, meteorologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm: Tokat nuk thithin më shi, ja çfarë pritet të ndodhë me Italinë

Brenda mendjes së Vladimir Putin, ja kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, presidenti rus e ka humbur logjikën, gabimet e pafalshme të “Carit” do t’i kushtojnë shumë shtrenjtë
