BREAKING NEWS

Komunikimi i paqartë/ Ministria bën “lëmsh” federatat, në urdhrin zyrtar lejohet vetëm… kampionati i futbollit

Komunikimi i paqartë/ Ministria bën “lëmsh”
x

Bota

Qëllohet me thikë ministri, dërgohet menjëherë me helikopter në spitalin e kryeqytetit

Qëllohet me thikë ministri, dërgohet menjëherë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi. Raportohet se është goditur me thikë ministri i Sigurisë  nga persona, të cilët policia thotë se janë “frymëzuar” nga një grup i Shtetit Islamik.

Ish shefi ushtarak pësoi “dy plagë të thella” në stomakun e tij, por bëhet me dije se është në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, një oficer policie si dhe dy persona të tjerë u plagosën nga ky sulm, ndërsa dy të dyshuarit, një burrë dhe një grua janë vënë nën pranga.

Ministri u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e kryeqytetit, në Xhakartë.